E Martë, 3 Nëntor 2026

Tentuan të hyjnë në kufi nga Libani, ushtria izraelite vret 4 persona

Ushtria izraelite ka vrarë katër persona që po tentonin të hynin në vend nga Libani duke i cilësuar si “terroristë”.

“Pak më parë, trupat e vëzhgimit të IDF vunë re një skuadër terroriste që po përpiqej të depërtonte në gardhin e sigurisë me Libanin dhe të vendoste një pajisje shpërthyese. Katër terroristë u vranë”, thuhen në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Tensionet po rriten midis Izraelit dhe Libanit, të cilët ndajnë një kufi, pas shkëmbimeve të zjarrit midis IDF-së dhe grupit më të fuqishëm ushtarak të Libanit, Hezbollahut.

Ata janë përplasur me ushtrinë izraelite edhe në vitin 2006.

Të dielën, një civil izraelit dhe një ushtar u vranë nga raketat e lëshuara nga Libani dhe IDF tha se goditi vendet ushtarake të Hezbollahut si kundërpërgjigje.

Ministri i qeverisë izraelite Beni Gantz u pyet dje nëse mendonte se mund të kishte një luftë tjetër me Hezbollahun, i cili mbështetet nga Irani. “Shpresoj që jo, por ne i bëjmë të gjitha përgatitjet”, u përgjigj ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›