E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-shefi i SHIK te Kosoves Marty ka kryer krim

Prishtine 21 dhjetor NOA - Kadri Veseli ish-shef i Sherbimit informativ te Kosoves i ka thene EUobserver se raporti i Dick Martyt per trafikim me organe eshte nje perpjekje per ta sabotuar procesin e paqes ne Ballkanin perendimor.

Une jam i bindur se raporti si i tille i pabazuar ne fakte ne deshmi dhe pa mbeshtetje te asnje hetimi te vertet ligjor eshte bere drejtpersedrejti kunder perpjekjeve te kosovareve dhe partnereve tane per ta sjelle paqen dhe tolerancen ne Ballkanin perendimor pas nje periudhe te gjate konfliktesh dhe vuajtjesh ka thene Veseli.

Ai shtoi se raporti nuk u ndihmon bisedimeve te ardhshme ne mes te Kosoves dhe Serbise.

Veseli ka drejtuar Sherbimin Informativ te Kosoves SHIK deri ne vitin 2008 pasi kishte ndihmuar ne krijimin e nje dege te vecante ne Ushtrine lirimtare te Kosoves gjate viteve te 90-ta.

Ai eshte njeri nga gjashte personat e permendur se bashku me kryeministrin Thaci ne raportin e fundit te Martyt te paraqitur para Keshillit te Evropes si pergjegjes per trafikim me organe njerezish nga te burgosurit serbe dhe per kontrabande me heroine me nje grup te organizuar kriminelesh qe ka operuar per vite te tera nen mbulesen e UK-se.

Dick Marty si nje njeri me pervoje ne ceshtjet ligjore duhet ta kuptoje procesin hetues dhe ta respektoje ate duke ofruar deshmi tek autoritetet kompetente qe ne rastin tone eshte misioni EULEX ka vazhduar Veseli. Por meqe ai po provon te manipuloje me fakte duke e imponuar versionin e tij te se vertetes ai ka kryer nje krim. Ai ka vendosur te gjykoje jo vetem disa emra por te gjithe kombin.

Reagimi i Veselit vjen pas nje interviste te Hashim Thacit dhene agjencise se lajmeve Reuters diten e hene kur tha se planifikon ti padis disa politikane per shpifje.

Raporti i Martyt thote se disa agjenci te sherbimeve sekrete perendimore perfshi ate te Britanise Gjermanise Greqise Italise dhe SHBA-ve kane qene ne dijeni te aktiviteteve te rrezikshme te te ashtuquajturit Grupi i Drenices banda kriminale te cilen thuhet se e kane drejtuar Veseli dhe Thaci.

Duke folur ne kushte anonimiteti nje zyrtar i larte brenda institucioneve te BE-se i ka thene EUobserver-it se Brukseli eshte befasuar nga te gjeturat e Martyt dhe se reputacionit te Thacit i eshte shkaktuar dem i konsiderueshem.

a.k/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›