E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë kundër

BSPK dhe KMDLNJ kanë reaguar ashpër kundër ngritjes së çmimit të bukës. Ata thonë se kjo rritje godet standardin e më shumë se 70 për qind të popullatës kosovare. Kërkojnë nga Qeveria që në mënyrë urgjente të reagojë, përndryshe do të pasojnë grevat. Buka tash kushton 40 centë, me tendencë shtrenjtimi sërish. Nga Albulena Maloku më 21 dhjetor 2010 në ora 09:09

Çmimi i bukës në tregun vendor është shtrenjtuar, në 40 centë për një bukë 400-gramëshe. Me këtë rast, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut janë çuar kundër. Që të dy këto organizata kanë deklaruar se janë të shqetësuara me këtë fakt.

Ata kërkuan nga Qeveria që të ndërhyjë menjëherë.

Shtrenjtimi i bukës, sipas tyre, atakon popullatën e Kosovës, e sidomos shtresën e cila jeton në varfëri të skajshme. Gjithashtu rrezikon standardin e më shumë se 70 për qind të popullatës.

Kryetari i BSPK`së, Haxhi Arifi deklaroi se BSPK’ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të intervenojë me mjete të nevojshme, në mënyrë që çmimi i bukës të mos rritet dhe të bëhet i papërballueshëm për shumicën e punëtorëve dhe qytetarëve të Kosovës.

“Përderisa konsiderohet se shtrenjtimi i bukës është i papërballueshëm, furrtarët këtë veprim e arsyetojnë me rritjen e çmimit të grurit dhe miellit në tregun botëror”, ka thënë Arifi.

BSPK’ja gjithashtu sipas tij, kërkon nga Qeveria që përmes lehtësimeve të ndryshme t’u ndihmojë furrtarëve dhe atyre që e bëjnë furnizimin me miell, në mënyrë që të mbahet nën kontroll ngritja e çmimit të këtij artikulli.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›