E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-shefi i shtabit Ministria nuk me ka vene ne dijeni per Gerdecin

Ish-shefi i shtabit te pergjithshem Luan Hoxha deshmoi ne gjyqin e Gerdecit ne seancen e zhvilluar ne Gjykaten e Tiranes pasditen e sotme. Gjate deshmise se tij ai pranoi se ka qene ne fabriken e demontimit ne Gerdec dhe se ka takuar aty disa amerikane te cilet punonin ne kete vend.


Hoxha pranoi se ka takuar edhe administratorin e firmes Albdemil Mihal Delijorgjin.
Kam qene ne Gerdec se bashku me Zija Bahjen. Kam komunikuar me persona ushtarak dhe kam pare masat qe duhen per sigurine ushtarake. Qellimi im ishte te shihja strukturat ushtarake. Delijorgji ka qene prezent pohoi ne deshmine e tij ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem.


Ai shpjegoi se nuk ka qene ne dijeni te urdherit 550 te Ministrit te Mbrojtjes per fabriken e Gerdecit dhe te cdo vendimi tjeter qe eshte marre per ngritjen e fabrikes se demontimit duke pohuar se nuk i eshte marre mendim si shefi i shtabit per Gerdecin.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›