Shpeton Greqia merr 12 miliarde mbeshtetje nga BE dhe FMN
Greqia ka marre pergjigje pozitive nga Bashkimi Evropian BE dhe FMN-ja per kursin e saj te kursimeve duke hapur keshtu rrugen per mbeshtetjen e re financiare prej 12 miliarde eurosh.
Ministria e Financave ne Athine tha se inspektoret kishin vene re progres ne planin e mesem buxhetor te Greqise. Bisedimet mes Komisionit Evropian Bankes Qendrore Evropiane dhe FMN-se u mbyllen me nje rezultat pozitiv per vendin fqinje.
Para ketij lajmi agjencite e lajmeve ne Greqi kishin raportuar se qeveria greke do ta ashpersoje kursin shume te diskutueshem te kursimit ne vend per te marre ndihma te tjera financiare te shteteve te euros dhe te Fondit Monetar Nderkombetar.