Ish-shefi i ushtrisë Jugosllave dënohet me 27 vjet burg për krime lufte
HAGË- Ish-shefi i ushtrisë Jugosllave, Momçillo Perishic, është dënuar nga gjykata e Hagës me 27 vjet burgim.
Ndaj ish komandantit të lartë të ushtrisë Jugosllave janë ngritur 13 aktakuza, ku thuhet se ka ndihmuar dhe mbështetur vrasjen dhe veprimet çnjerëzore në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb, - raporton Europa e Lirë.
Më konkretisht, Perishic është shpallur fajtor se ka ndihmuar dhe mbështetur sulmet artilerike kundër civilëve në Sarajevë, nga ana e ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnjës në vitet 1993 – 1995, për vrasjen e rreth 7000 myslimanëve dhe dëbimin e popullatës së Srebrenicës në korrik të vitit 1995 dhe për sulme me raketa në Zagren, nga ana e forcave të Republikës Serbe të Krajinës në maj të vitit 1995.
Gjykatësit e Tribunalit kanë vendosur se Perishic është fajtor për 12 akuza, ndërkohë që është liruar nga akuza e 13-të për për spastrim etnik në Srebrenicë.
Aktakuza kundër tij është ngritur më 7 mars të vitit 2005, kurse gjykimi ka filluar më 2 tetor të vitit 2008.
(e.m/BalkanWeb)