E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strauss Kahn, në shënjestrën e paparacëve

Paparacët nga gjithë Franca dhe Evropa kanë zbarkuar pranë apartamentit të Dominique Strauss Kahn në Paris.Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili u kthye në vendin e tij ditën e diel nga Shtetet e Bashkuara, është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë.

Dy agjentë me uniformë dhe disa të tjerë të veshur civilë kanë mbërritur rreth orës 14:30 në banesën e Strauss Kahn, në Place des Vosges, për të zgjidhur problemin. Kahn dhe bashkëshortja e tij Anne Sinclair u ulën në aeroportin Charles de Gaulle ditën e diel në orën 07:05, në bordin e një fluturimi të Air France.

Ata ndodheshin në Nju Jork që nga arrestimi i tij në muajin maj, pas akuzave për dhunë seksuale, të cilat u rrëzuan muajin e kaluar.

Kamarierja e hotelit, Nafissatou Diallo, që akuzoi Strauss Kahn se tentoi ta dhunonte atë në dhomën e hotelit, e ka spostuar cështjen e saj në një gjykatë civile.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›