E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, 21 të vrarë nga forcat e Bashar al Assad

Regjimi sirian vijon dhunën ndaj protestuesve civilë. Të paktën 21 persona u vranë, në disa qytete nga forcat besnike të presidentit Bashar al Assad. Lajmin e bënë të ditur burime pranë aktivistëve të të drejtave në Siri. Ata thanë se shumica e viktimave u shënuan në qytetin e Homsit, i cili është shndërruar në kryeqendrën e protestave ndaj presidentit Assad.
 

Ndërkaq, Franca ka forcuar deklaratat ndaj Damaskut duke e akuzuar për krime ndaj njerëzimit. Siria është përfshirë prej disa muajsh nga protesta popullore kundër presidentit Assad, ndërkohë që forcat e regjimit kanë përdorur dhunën ndaj civilëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›