E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-sigurims, Hoxha: Do të ndjek rrugën ligjore

Të hënën që lamë pas, Hoxha dha dorëheqje nga gara presidenciale për shkak të presioneve të bëra ndaj tij. Atë ditë u tha nën zë, se shkaku kryesor ishte e shkuara e z. Hoxha.

“Do ta ndjek si qytetar i thjeshtë. Vetë, me durim, hap pas hapi në rrugë ligjore gërshetuar me komunikimin publik. Në radhë të parë akuzën më të ndyrë, atë të bashkëpunëtorit me Sigurimin e Shtetit por edhe të tjerat. Baltën dhe baltosësit nuk i neglizhoj më siç kam bërë deri më sot”, shkruan Hoxha në profilin e tij në Facebook. /Start/

                                                                                             2012-06-15 08:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›