E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjohet pas 25 ditësh studentja

Studentja Eriselda Gubere, 21-vjeçe nga Lushnja, mësohet se dje është zgjuar nga koma në spitalin austriak ku ndodhet prej rreth dy javësh.

 Lajmi bëhet i ditur nga familjarët, të cilët thanë se vajza e tyre nuk mbante mend asgjë nga aksidenti. Ndërkohë, në Austri ndodhet ende në koma edhe studentja tjetër, Florie Peci.

Aksidenti tragjik në Himarë ndodhi pasditen e datës 21 maj, kur një autobusë me studentë nga Elbasani po udhëtonte në drejtim të Himarës. Nga ngjarja mbetën të vdekur 13 persona, 11 prej të cilëve studente, ndërsa dy të tjerë shoferi dhe i fejuari i njërës prej studenteve. /Start/

                                                                                             2012-06-15 09:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›