E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virozat e stinës, Berisha vizitohet në Senatorium

Burime nga Kryeministria konfirmuan se Berisha kreu vetëm një kontroll mjekësor për një virozë gripale të stinës dhe se gjendja nuk është serioze. Mësohet se shefi i qeverisë ka anuluar agjendën e tij gjatë 48 orëve të fundit.

Kryeministri është vizituar dhe konsultuar me mjekët e Senatoriumit edhe për shkak të një ftohjeje të vjetër, vizitë që thuhet se ishte lënë ditë më parë por që u realizua vetëm të enjten.

Berisha shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe qëndrimi rreth 30-minutësh në Senatorium shtoi prezencën e gardës dhe policisë në zonë.

/Start/

                                                                                             2012-06-14 22:54
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›