Ish të përndjekurit, Arvizu viziton grevistët

Për të dytën herë ambasadori i SHBA-së i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka vizituar grupin e ish të përndjekurve në grevë. Vizita e ambasadorit amerikan vjen pas incidentit të sotëm me grevistin Gjergj Ndreca, i cili tentoi të vetëflijohet duke u djegur me benzinë.
Gjergj Ndreca ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit duke u përpjekur të digjet përpara tendës ku prej 17 ditësh po zhvillohet greva e urisë. Teksa te gjithe grevistet e tjere ishin duke qendruar ne tende dhe po lexonin shtypin e dites, Ndreca eshte veçuar nga te tjeret, eshte lyer me benzine dhe ka tentuar t`i vere flaken vetes.Ndersa te gjithe mundoheshin ta pengonin, Ndreca kerkonte nje shkrepse dhe ne kete moment nje tjeter anetar i greves, Perikli Shqevi ka ndezur cakmakun.
Gjithcka ka ndodhur ne harkun e pak sekondave, te cilat per pak kane rezultuar fatale per jeten e ish te denuarit politik, Gjergj Ndreca, qe eshte futur menjehere pas shuarjes se flakeve ne nje ambulance per t`u derguar ne Qendren Spitalore Universitare `Nene Tereza`, ne repartin e djegie plastikes me djegie ne gjysmen e trupit. Si pasoje e kesaj ngjarje edhe nje prej grevisteve, grevisti Llazi Koci eshte demtuar lehte nga flaket.
Policia nga ana tjeter ka ndaluar shtetasin Perikli Shqevi nen akuzen e zjarrevenies se qellimshme, me pasoja te renda per jeten. Pas 17 ditesh proteste ekstreme, kjo ishte ngjarja me e rende dhe me e dhimbshme e nje greve qe pavaresisht interesit dhe solidaritetit te mjaft komponenteve te shoqerise ka ndeshur ne heshtjen e qeverise.