Ish të përndjekurit, Reeker: Dialog për zgjidhjen e grevës së urisë

Përvec zërave të ndërkombëtarëve që janë vendosur në Tiranë, edhe zëvendës. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë, Philp Reeker, i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të futen në dialog me grevistët. Reeker, u bëri thirrje si autoriteteve ashtu edhe grevistëve, të mos ndërmarrin hapa që do të çonin në dëmtime fizike të vetes së tyre ose të të tjerëve. Situata, tha zyrtari i lartë amerikan, duhet zgjidhur me dialog dhe me qetësi.
"Palët nuk duhet të ndërmarrin sulme personale dhe politike të cilat kanë treguar se përshkallëzojnë situatën dhe pengojnë mundësinë e dialogut. Shqipëria mori një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian lidhur me çështjen e statusit të vendit kandidat, por ky është vetëm një hap drejt procesit të anëtarësimit në BE dhe vendi duhet të vazhdojë reformat" tha Reeker gjatë një konference për shtyp në Uashington për Ballkanin Perëndimor.
Gjendja shëndetësore e grevistëve të urisë në ditën e 28-të të saj po vështirësohet edhe më tej, ndërsa ata kanë refuzuar të marrin mjekim për shkak se nuk rikthehen dot më në grevë. Gjate nje konference per shtyp, ata thane se jane te vendosur ta kryejne greven deri ne fund.
Grevistet theksojnë se qeveria duhet të negocioje me ta , nderkohe qe kanë kërkuar edhe nga selitë diplomatike ne vend, te mbeshtesin greven e tyre te urise.