Sulm me thikë ndaj kryeministrit finlandez

Jyrki Katainen
HELSINKI- Kryeministri finlandez, Jyrki Katainen i shpëton një atentati më thikë. Një zëdhënës i qeverisë finlandeze tha sot se rojet e sigurisë ndaluan një burrë me thikë, i cili sulmoi kryeministrin, ndërsa ai po bënte fushatë për zgjedhjet lokale.
Zëdhënësi, Kari Mokko sqaroi se atentatori u ndal nga forcat e sigurisë vetëm pak momente përpara se ai të sulmonte kryeministrin.
Atentati ka ndodhur në qytetin jugperëndimor të Turku, ku Katainen po bëntë fushatë përpara zgjedhjeve bashkiake të së dielës.
Mokko nuk dha nodnjë hollësi për të dyshuarin por sqaroi se kryeministri nuk ka pesuar lendime.