Kryeministri fton biznesin bullgar në Shqipëri: Ofrojmë lehtësira

Duke e konsideruar biznesin rrugën e vetme për ti mbijetuar krizës që ka pllakosur Europën, kryeministri Berisha u ka bërë biznesmenëve bullgarë të investojnë kapitalin e tyre në Shqipëri. Teksa vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet politike mes dy vendeve, Berisha gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik shqiptaro- bullgar, theksoi se sot më shumë se kurrë këto marrëdhënie kanë nevojë për angazhimin e biznesit.
“Ka një vullnet të qartë politik dhe unë jam sot këtu për tu zotuar para investitorëve bullgar se qeveria ime, institucionet e këtij vendi do të bëjnë gjithçka që projektet tuaja të jenë një histori suksesi. Sikundër inkurajoj investiotërt shqiptarë të konsiderojnë investimet në Bullgari, dhe miku im Borisssov më garantoi se do të kenë mbështetje të plotë për ta. Marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera në rrafshin politik, por sot më shumë se kurrë ato kanë nevojë për kontributin tuaj, projektet dhe angazhimin tuaj më të madh. Biznesi është rruga e vetme për ti mbijetuar krizës që ka pllakosur Europën” tha Kryeministri.
Ndërkaq Kryeministri Berisha vuri theksin edhe në ndërlidhjen mes vendeve të rajonit të Ballkanit, përmes infrastrukturës dhe tregut, ku shtoi se sëbashku me homologun bullgar kane rënë dakord për një vëmedenje më të madhe ndaj ndërtimit të Korridorit 8.