Ish-truproja Do tju flas per castet e tmerrshme kur u prangosen duart e Kadri Hazbiut

Per here te pare zbardhen momentet tragjike te ores 15 te tetorit 1982 kur ministri historik i Sigurimit te Shtetit u prangos nga vartesit e tij. Si i kaloi pese ditet e fundit brenda baneses se rrethuar nga qindra kampiste dhe sekondat dramatike kur pak para arrestimit ish-truproja dorezoi automatikun personal dhe mercedezin zyrtar
Hyrje
Ka qene ora 0800 e mengjesit e dates 15 tetor te 1982 kur ne banesen e tij ne qender te Tiranes eshte prangosur ish-ministri i Brendshem dhe njeriu qe kishte nje aktivitet 47-vjecar ne sigurimin e shtetit Kadri Hazbiu. Ate dite si ne nje sinkron te cuditshem ne gjithe Shqiperine pa pritur akoma njoftimin zyrtar u hap fjala per armikun e fundit te Shqiperise. Kjo ndodhi kur populli i tejlodhur me armiq sapo kishte degjuar nje propagande te shfrenuar disa mujore ne demaskimin e Mehmet Shehut si poliagjent por qe cuditerish edhe pse i tille ai i paskesh shpetuar vigjilences aq te trumbetuar te Partise dhe kishte qene per 30 vjet ne krye te qeverise shqiptare. E ndersa nuk ishte shuar akoma ajo zhurme e ish-kryeministrit poliagjent zeri i Enver Hoxhes oshtiu fuqishem ne mediet dhe sheshet publike ku i tregonte popullit per nje armik tjeter te rrezikshem qe kishte zbuluar partia i cili ashtu si i meparshmi ish kryeminister edhe ky ishte nga ata njerez qe ishin trumbetuar si burre shteti me histori legjendare. As me shume e as me pak por ky armik i fundit na qenkesh vete arkitekti i Sigurimit te Shtetit dhe ministri historik i Puneve te Brendshme si dhe zevendesi direkt i Beqir Ballukut ne Ministrine e Mbrojtjes Kadri Hazbiu. Por ndryshe nga sa pritej dhe ndryshe nga heret e tjera pas ketij lajmi per here te pare njerezit e thjeshte filluan te shprehin mosbesim per udheheqesin qe deri ne ate kohe e kishin konsideruar te pagabueshem.
Ne ato momente Enver Hoxha deri ate dite i njohur si i pagabueshem kishte urdheruar qe Kadri Hazbiu te rrinte ne nje izolim ekstrem deri sa te hiqej ndaj tij imuniteti i deputetit te Kuvendit Popullor. Pas ketij urdhri Kadri Hazbiu eshte detyruar te rrije per pese dite pa gjume dhe nen nje presion psikologjik te papare derisa se fundmi iu vune prangat. Pikerisht ish-truproja e tij personale Shkelqim Lazaj ne ato dite te arrestit eshte urdheruar qe te rrije brenda ne shtepine e Kadriut per ta mbajtur ate nen survejim nderkohe qe ishin me dhjetera ata qe qarkonin banesen. Pikerisht ne intervisten e ketij numri te vete zotit Lazaj lexuesi i standardit per here te pare meson per momentet e fundit qe perjetonte ne shtepi Kadri Hazbiu.
Zoti Shkelqim ju i keni ndenjur prane Kadri Hazbiut gjate diteve qe ai ka ndenjur nen arrest shtepie. Mund te na pershkruani momentet e diteve te fundit te ish-ministrit te Brendshem
Ishte momenti qe une u ktheva nga Ministria e Brendshme ku dorezova armatimin ai qe me shkaktoi nje tjeter tronditje me te madhe se te tjerat. Kjo ndodhi per faktin se kur arrita te porta e shtepise se Kadriut nga ushtari i sherbimit mesova se ai ishte kthyer serish ne shtepi pikerisht me Xhipin qe e kishte cuar ne Ministrin e Mbrojtjes. Per here te pare Kadri Hazbiu ishte kthyer pa eskorte dhe pa e shoqeruar kush. Kishte hapur vete deren e makines kishte zbritur dhe sigurisht nen nje mbikeqyrje te rrepte kishte shtyre deren e oborrit per tu futur jo me ne shtepi pasi ajo mund te konsiderohej si kafaz izolimi. Fakti qe ne ministri nuk e kishin mbajtur asnje ore me la te kuptoja se ate e kishin larguar nga shtepia me qellim qe une te merrja armatimin e tij personal per ta dorezuar. Por menyra se si e cuan dhe si e sollen nga Ministria e Mbrojtjes sikur te mos kishte qene asnjehere funksionar me shkaktoi perbrenda nje lemsh dhimbjeje. Me vinte per te qare por nuk e jepja veten pasi mund te te akuzonin kur te doje. Ishte ligj i pashkruar qe Partia ka gjithmone te drejte dhe ne rast se ti nuk ishe dakord me kete do te thoshte se ishe nje armik i pandreqshem i saj. Keshtu qe mua nga nje ane me vinte per te qare dhe nga ana tjeter beja sikur nuk me bente pershtypje asgje duke thene se i di vete Partia punet e saja. Nuk kishe si te veproje ndryshe.
Hyte prape brenda ne vilen e tij
Kisha pak caste qe kisha marre informacionin nga ushtari dhe po rrija pas portes duke menduar dhe duke pare nga rruga e perreth shtepise se tij e cila ishte mbushur me forca speciale sikur te kishin rrethuar nje kriminel te kalibrit nderkombetar. Nuk mund te hyja brenda se nuk e shikoja te pershtatshme. Kur me vinte mua te ulerija merre me mend se cfare ndjente familja e tij dhe ai vete. Pastaj mendoja se cfare nevoje mund te kishte ai per mua Cfare kerkoja une me aty Mirepo ndersa rrija ne keto momente prane ushtarit te portes ktheva rastesisht koken nga ballkoni i godines se drejtorise sone i cili binte mbi oborrin e viles se Kadriut dhe pashe nje oficer sigurimi i cili priste qe ta shikoja duke ma bere me dore per te shkuar lart. Kur shkova me tha se me kerkonte urgjent drejtori ne zyre. Ashtu bera hyra menjehere ne zyren e drejtorit ku kisha qene rreth nje ore me pare dhe nga ku kisha marre urdhrin e carmatosjes se Kadriut. Menjehere pa pritur te me thoshte gje i raportova per dorezimin e armatimit ne Ministrine e Brendshme.
Ia dorezuat vertetimin qe kishit marre nga drejtori i armatimit te ministrise per kete gje
Ate doja ta mbaja per vete ne dokumentet e mia personale per ndonje rast qe mund te me dukej i nevojshem sepse me ate kohe qe kishte ardhur nuk duhej ti besoje as xhaketes qe kishe veshur.
Per cfare ju donte drejtori
Hyrja ime ne zyren e tij koincidoi serish me renien e ziles se telefonit sekret dy numerosh te cilin e perdorte vetem Byroja Politike dhe kuptova se serish ishte Hekuran Isai i cili nga sa nuhata e pyeste per masat qe ishin marre ne drejtim te izolimit te Hazbiut. Raqi Fica ma beri serish me dore qe une te dilja jashte dhe te prisja sa te mbaronte biseden sekrete. Ashtu bera. Pasi keto ishin rregullat qe diheshin nga ne edhe pa ma thene drejtori. Kur dola te dera degjoja nga vrima e celesit coperat e bisedes qe mundeshin te depertonin deri te une dhe me to mundohesha te zbardhja dialogun qe benin ata. Kuptova se Raqi i raportonte ministrit te Brendshem per carmatosjen e Kadri Hazbiut dhe per masat qe kishte marre ne perqendrimin e forcave speciale ne shtepine e tij. Ndersa degjoja te gjithe biseden te cilen nuk e vija ne dyshim se raportohej te Enver Hoxha mendoja me vete kaq i rrezikshem u duket Kadri Hazbiu ketyre njerezve qe po tronditin Ministrine e Brendshme dhe te gjitha forcat e tjera per ta mbajtur ne kete lloj izolimi Ai duket njerezor dhe nuk po shpreh as revolten me te vogel qofte dhe vetem me nje fjale por qendron i qete dhe dinjitoz pavaresisht se ka dite qe nuk ve gjume ne sy. Pse tia bejne keshtu Ku ti kete shkelur ne kallo valle Ne kete vorbull meditimi Raqi e perfundoi telefonaten me Hekuranin dhe me therret mua ku me komunikon Shoku Shkelqim ju do te vazhdoni te rrini prane Kadri Hazbiut sic keni qene deri tani. Por kete here ndryshon menyra e funksionimit tend. Ti je oficer i denje i Partise je anetar i saj prandaj duhet ti sherbesh me besnikeri deri ne fund. Do te shkosh te Kadri Hazbiu dhe do te jesh prane tij per te marre masa per cdo tentative qe do te mundet te beje. Nuk duhet qe ne asnje rast ta ulesh vigjilencen. Ai eshte Deputet i Kuvendit Popullor. Do ta mbajme keshtu ne gjendje arresti derisa te mblidhet seanca e Kuvendit per ti hequr imunitetin dhe ta rrasim brenda.
Cfare i thate juve
U trondita tmerresisht. Ai ma komunikonte kete lloj detyre sikur te mos kishte ndodhur asgje. Une kisha ndenjur dhjete vjet me radhe prane Kadri Hazbiut pa iu ndare asnje hap. Ai me kishte ardhur ne te gjitha gezimet familjare te miat dhe ma kishte degjuar llafin kur i kisha kerkuar ndonje gje. Kete ta them se me kishte imponuar nje respekt saqe nuk dija si ta shprehja. Ai me kishte trajtuar me shume si shok se sa si truproje. Dhe tani vinte nje moment qe une duhej te rrija prane tij me qellim djallezor per ta degjuar dhe survejuar nga afer per cfaredo gjeje qe do te thoshte dhe cfare kishte ndermend te bente per te raportuar te Sigurimi i shtetit. Akoma me trondites ishte shprehja e drejtorit kur me tha se per dy-tri dite do te rrasej brenda. Ju si gazetar e degjoni tani por po ta perfytyroni veten ne ate kohe ku te niseshit ne mengjes per te shoqeruar ministrin per ne zyre dhe per dy ore te merrje vesh ato qe mesova une aq me shume kur u mesua se per 3-4 dite do te arrestohej mund ta imagjinosh se cfare ndjen. Une gjithsesi pyeta drejtorin ne menyre kundershtuese se si mund te rrija me prane tij kur ai nuk mbante me postin e lart qeveritar. Pastaj i thashe Cfare do ti them une Si do ta justifikoj Te them te drejten nuk kisha deshire te shkoja pasi e dija gjendjen psikologjike te tij dhe te familjes. Pastaj nuk dija si ta justifikoja dhe ai menjehere do ta kuptonte se une kisha shkuar per te siguruar rrethimin me te afert te tij. Pra te beja prane tij spiunin.
Si ta priti mendimin drejtori
Sigurisht Raqi skishte cte thoshte ndryshe se ate mendim nuk e kishte te tijin por te Hekuran Isait. Por ai u mundua te me mesonte si te justifikohesha te Hazbiu per vazhdimin e qendrimit tim prane tij. Duhej ti thosha se ai ishte deputet prandaj nuk me kishin hequr
Mendoje se do e besonte nje justifikim te tille Hazbiu
Absolutisht jo. Kush mund tia hidhte Kadri Hazbiut. Prandaj ata e kishin frike se ishte shume i zgjuar. Madje ai e dinte shume mire qe do te arrestohej dhe kjo ska asnje dyshim.
Po atehere
Ata mundoheshin te gjenin nje justifikim cfaredo qe te ishte sepse nuk ishte problem sipas tyre nese Kadriu po mesonte gjithe prapaskenen qe po i benin.
Si perfundim cfare vendoset
Detyrimisht do te zbatoheshin urdhrat qe jepeshin kjo skishte asnje diskutim aq me shume qe ne ate moment kam folur direkt me Hekuran Isain i cili me urdheroi shume prere madje edhe me ofendoi per te zbatuar detyren me nje perpikmeri absolute.
Si ndodhi qe u lidhet direkt me Hekuran Isain
Ndersa ishim duke diskutuar me Raqi Ficen per problemin e vazhdimit te sherbimit tim prane Kadriut bie serish telefoni dy numersh qe fliste Hekuran Isai. Une do te detyrohesha te dilja serish jashte. Pasi ai bisedoi pak me Hekuranin me therret edhe mua brenda dhe me jep receptorin duke me bere me shenje se ministri i Brendshem kishte kerkuar te fliste me mua.
Cfare te tha
Ai me foli ashper dhe prere. Pa e zgjatur theksoi Shkelqim do te zbatosh me perpikeri te gjitha porosite qe te ka dhene Raqi. Per cdo parregullsi do te mbash pergjegjesi penale. Do te jesh aty oficer i Sigurimit te shtetit qe do te raportosh dhe do te zbatosh per cdo gje qe do te te thuhet. Do te plotesosh cfaredo gjeje qe do te kerkoje ai. Pra do te veprosh sikur ke qene ne fillim. Une i thashe se si mund te rrija dhe si do te justifikohesha kur Kadri Hazbiu do ta kuptonte menjehere qe une kisha shkuar me qellim per ta survejuar. Pas kesaj ai teper i revoltuar shpertheu duke mbyllur telefonin Ik ore qerohu je oficer Sigurimi apo cje ti...
Cfare bete pas kesaj
Nuk e zgjata fare por shkova aty pa as me te voglin hezitim. Te fusnin brenda kur te duash ata. Te akuzonin per moszbatim urdhri dhe kaq ishte e gjithe puna. Kur hyra brenda serish Kadriun e pashe te levizte ne oborr. O perendi cfare situatash kalonte ai njeri ne ato momente Me rreshqiti padashur nje pike lot nga syte te cilin ma pa dhe Kadriu vet. Iu afrova dhe e ndiqja per ti dhene te kuptonte se une nuk kisha qellim te keq qe isha prane por aty isha per te zbatuar detyren. Une do te vazhdoja te isha ne sherbim te tij deri ne momentin qe do te me largonin. Edhe ai kete e dinte mire. Pas nje ore dola jashte dhe shkova ne nje kafe. U ktheva serish dhe po vija verdalle. Per cudi nuk po takoja asnje koleg per te shkembyer qofte dhe nje bisede te thjeshte. Me pas kuptova se te gjithe me shikonin se largu me fshiheshin duke nderruar rruge per te mos me takuar. Frika e kujtdo ishte se ata mendonin se kushedi si mund te rridhnin ngjarjet dhe mund te akuzohesha edhe une si bashkepunetor i tij ashtu sic ishin akuzuar bashkepunetore te Mehmet Shehut edhe Gani Kodra Ali Ceno etj.
I treguat per porosite qe ju kishin dhene per ta survejuar
Hezitova disa here duke menduar si te beja tia thosha apo jo Me vinte shume zor. Mendoja se ishte i tensionuar dhe nuk doja ta tensionoja akoma. Ai kishte dite qe nuk vinte gjume ne sy. Por nuk me durohej dhe i fola Shoku Kadri qe te jem i sinqerte me ju po ju them se jeni vene ne arrest... Ai menjehere me beri me shenje duke me shkelur fort buzen e tij dhe duke bere nje levizje me dore qe do te thoshte te mos flisja gjera te tilla se isha ne survejim te plote. Une ne fakt e dija qe kishte kamera dhe pergjues por nuk e dija qe Kadriu ishte shume i informuar per gjithcka. Shkuam mbrapa viles ku nuk mund te pergjoheshim dhe i tregova gjithcka.
Cfare tha ai
Qeshi lehte dhe me tha qe te kisha kujdes se edhe une kisha pergjues. Kur te largohesh nga shtepia ime - me tha - duhet te shkosh drejt e ne shtepi e te mos takosh askend.
Praai ishte ne dijeni dhe dinte edhe planet e tyre.
Pse mund te pergjoheshit juve
Ne momentin qe mua me vune me sherbim prane Kadriut dike tjeter e kishin vene per te me survejuar mua. Kjo behej se mos Kadriu me jepte ndonje porosi per te takuar dike. Pra se mos vepronte nepermjet meje. Gjithsesi une beja vetem levizjet per ne shtepi per te ngrene buke dhe kthehesha perseri. Nje mbasdite kur isha kthyer nga shtepia pashe qe ishte bere nje rrethim i jashtezakonshem. Cfare te shikoje Kudo te zinte syri vec ushtare garde forca policie dhe oficere sigurimi. Nuk kisha nga ta ktheja koken se vec ata shikoje. Ndenja deri ne darke dhe se fundmi u ktheva per ne shtepi.
Shkuat prape te nesermen
Patjeter qe shkova. Ne oren 0700 isha ne oborrin e tij. Ate mengjes ishte bere me keq. Dukej sikur kaloje ne rreshta ushtaresh kur kaperceje postblloqet e sampisteve derisa hyra brenda. E gjeta ne oborr. Kishte nje shprehje shume te dhimbshme. Ndoshta nuk e kishte pritur qe te behej gjithe ajo zhurme me te. Ndjehej i zhgenjyer nga njerezit qe u kishte sherbyer tere jeten. Ata po e trajtonin me keq se nje kriminel te sprovuar. Sa hyra me tha e more Shkelqim e shikon se cfare behet per mua. Por edhe kete ma ka thene ne nje vend te caktuar te oborrit se kishte kamera dhe pergjues kudo. Une nuk i fola se skisha cfare ti thosha. Pastaj me tha Shkelqim Edija eshte shume e semure nga zemra. Gjate nates ka pasur shume problemeEdija ishte gruaja e tij. Prandaj interesohu me shoket e drejtorise qe ta cojme ne spital per vizite. Aty do te shkoj edhe une.
Cfare bete juve
Menjehere shkova te drejtori Raqi Fica te cilit i thashe ate qe me kishte thene Kadriu. Ai u befasua madje edhe Hekurani kur mesoi kete gje u befasua akoma me shume. Po te shkonte Kadriu ne spital do te thoshte qe te merrnin masa te jashtezakonshme per ta shoqeruar dhe siguruar. Kjo kerkonte nje plan te hollesishem veprimi. Megjithate ata me thane qe te prisja se do te me tregonin ata se si do te veprohej. Une pas kesaj shkova dhe i thashe Kadriut pergjigjen e tyre i cili beri sikur sme degjoi. Ma merr mendja se e dinte pergjigjen e tyre. Ndersa rrija ne oborr me thoshte here pas here Shiko shiko cfare behet per mua
Ne kete kohe ishte njoftuar kardiologu Sali Berisha i cili hyri brenda per ti bere vizite Edijes. Une u largova ne dreke nderkohe qe Kadriu me tha te shkoja aty nga ora pese deri ne pese e gjysme qe te shkonim ne spital me te shoqen. Pas kesaj shkova ne shtepi hengra dreke dhe u ktheva jo ne pese por ne oren kater.
Shkuat ne spital
Kur shkova Kadriu me tha qe nuk do te shkonim. Ai i dinte te gjitha problemet dhe ma merr mendja e kishte bere vetem per provokim. Gardhi i ushtareve sa vinte e dendesohej. Shtepia ishte bere si qendra e nje operacioni ushtarak. Ndenja deri ne darke dhe u ktheva serish ne shtepi.
Te nesermen pati ngjarje te reja
Une shkova si per dite ne shtepine e tij. Sa shkova me tha ate qe kishte menduar. Keshtu qe ate mengjes eca per nga mbrapa viles ku nuk ishin pergjuesit dhe kamerat dhe me tha Ta kam thene dhe nje here. Ka dy dite qe te survejojne me intensitet prandaj nuk do te ndryshosh asnje drejtim por do te levizesh drejt e ne shtepi. Ashtu bej i thashe. Pas kesaj ndryshuam bisede. Me pyeti se ke kishin vene zevendesministra te Mbrojtjes. I thashe qe kishin vene Bajram Manaj Simon Ballabanin Kico Mustaqin dhe Jace Lulen. Keta me duket se kane qene ne sgaboj. Ai si u mendua pak me tha Shume mire kane bere. Ata qe te gjithe jane njerez te mire dhe ushtarake te pergatitur. Mire fare. Aty nga mbasditja me thote qe Bencin dhe Aeron qe ishin ne oborr te mbyllnim ne garazh dhe tu jepej celesi shokeve te drejtorise.
Tashme shtepia binte ne sy qe ishte djerre. Te gjithe nuk e ngrinin koken. Ishin shtrire brenda dhe nuk dilnin as ne dritare. Aty nuk kishte me as kuzhinier as pastruese dhe asnje punonjes. Kishte rene zia. Ne cdo moment te vinte per te uleritur. Ne kete situate shkoi edhe e nesermja qe ishte dita e trete e arrestit. Cdo moment forcat ndryshonin shtrirje dhe rrethim sikur te ishin para nje sulmi te madh.
Por kur u arrestua
Diten e katert te arrestit shtepiak. Ka qene ora 0800 e dates 15 tetor te atij viti pra te 1982-shit. Ate mengjes une si cdo dite sic edhe jua pershkrova edhe me lart shkova ne shtepine e Kadriut sipas detyres qe kisha. Edhe ate dite si edhe te tjerat u befasova akoma me shume me njerezit e armatosur qe kishin qarkuar shtepine. Njerezit e shtetit ishin vene ne rreshta. Kur arrita te porta ka qene ora 0800 e mengjesit. Ate moment ma bejne me dore nga ballkoni i drejtorit duke me treguar se me kerkonte ai. Shkova dhe ai me ftoi te ulesha. Ai po me pyeste per gjera pa rendesi. Une nderkohe mendoja duke thene me mendje Na q... nenen cna gjeti ore cna gjeti. Po ku ta dija une se ne ate moment po arrestohej Kadri Hazbiu dhe mua me kishin terhequr per te mos asistuar ne ate cast.
Po kur u kthyet
Nuk kaloi as 10ndash15 minuta qe une ndenja te drejtori kur ai me la te lire. Dola jashte dhe shkoj te porta e Kadriut por cte shikoj.... Te dy kanatat e portes se oborrit ishin te hapura. As ushtari nuk ishte te dera dhe asnje roje nuk ishte ne asnje vend. Ajo tashme dukej nje shtepi e braktisur. Kadri Hazbiun e kishin prangosur. Oborri dukej i shkrete. U befasova dhe nuk mbajta dot lotet ne fytyre. Hyj brenda ne shtepi dhe gjej te shoqen e tij si dhe te dy djemte Agronin dhe Petritin te cilet kishin rene permbys ne sallon dhe qanin me ngasherim. Ata qanin dhe mua me merreshin mendte sikur do te me binte te fiket. Ishte dite e tmerrshme. Shyqyr- thashe me vete - qe nuk jane dhe dy vajzat e Kadriut Moza dhe Lena se do te ishin bere keq po te kishin pare te atin te prangosur. Ishte hera e pare qe po kujtoja popullin duke menduar ta dinte ky popull se cfare ishte Kadri Hazbiu per te duhet te dilte duke qare ne rruge. Gjithsesi me mbrapa kam marre vesh se ate dite neper Shqiperi kane qare fshehtas shume njerez ndersa e verteta eshte se i gjithe opinioni nuk e pranoi hipotezen e Enver Hoxhes se Kadriu ishte armik. U ekzekutua ne prill te vitit 1983.
Lazaj priste per 6 muaj arrestimin
Pas arrestimit te Kadri Hazbiut radha i erdhi pikerisht truprojes se tij personale Shkelqim Lazajt. Deri ate dite ishin arrestuar ish-drejtori i Drejtorise se Dyte LLambi Pecini ish-kryetari i deges se Sigurimit te Byrose Politike Gani Kodra ish-truproja e Mehmet Shehut Ali Ceno etj. Tashme nga ekipi i Sigurimit te udheheqjes ngelej Shkelqim Lazaj te cilit i qe arrestuar shefi Kadri Hazbiu dhe akuzohej si armik i Partise dhe i Popullit. Per gjashte muaj me radhe Lazaj nuk ka vene gjume ne sy. Per gjashte muaj me radhe ai ka degjuar trokitjet e portes dhe pergatitej te shikonte ne dere policet qe do ta prangosnin. Gjate asaj kohe ai linte amanete te femijet dhe priste ne stres. Ajo kohe i shkaktoi shume probleme fizike me shendetin e tij. Pavaresisht se nuk u arrestua se qellimi i gjithckaje ishte qe te arrestohej Hazbiu Lazaj ngeli me probleme te theksuara ne zemer aq sa pak kohe me pare ai iu nenshtrua nje operacioni te veshtire.
Kadriu akuzohej se do te vriste Enver HoxhenNe gjyq- tregon Gani Kodra - Kadriu dhe disa nga ne u akuzuam se kishim dashur te eliminonim fizikisht Enver Hoxhen. Kjo akuze mu duk budallalleku me i madh dhe nje genjeshter qe edhe nje naiv nuk e besonte. Pyes nese Kadriu dhe ne te tjeret ishim agjente te zbulimeve te huaja dhe donim te eliminonim fizikisht Enver Hoxhen a kishte mundesi ta benim
Edhe une po ju pergjigjem po dhe me shume lehtesi. Ne ishim njerezit qe sherbenim prane tij dhe se nga ne kalonte cdo gje qe ai hante apopinte madje jo vetem nga ushqimi dhe veshmbathja por edhe nga barnat mjekesore qe i vinin nga jashte shtetit.
Akuzohet si bashkepunetor i Mehmet ShehutNe sallen e plenumit Kadri Hazbiu u akuzua se duke qene agjent i jugosllaveve dhe i sovjetikeve ka qene krahu i djathte i Mehmet Shehut. Mbas goditjes se Mehmetit me porosi te zbulimeve te huaja duhet te merrte drejtimin e organizates te ruante anetaret e saj dhe te takonte ne menyre sekrete Mehmet Shehun per ti dhene atij porosine qe i kishin dhene zbulimet e huaja se ai per hir te punes per te ruajtur organizaten te gjente rrugen e eliminimit te vetvetes. Se proceset e zhvilluara si ai i Beqir Ballukut etj. i ka mbyllur para kohe nga frika se mos nxirrnin emrin e Mehmetit qe ishte drejtuesi i te gjitha organizatave armiqesore ne ushtri ekonomi kulture etj.