Mesuesit dhunues nxisin frike e mossukses tek nxenesit

Nje femije i dhunuar ne shkolle te cilit i eshte komunikuar indirekt se ai eshte i pasuksesshem ka shume gjasa qe te jete pjese e nje adoleshence te veshtire me akte te dhunshme ...
Shume femije te dhunuar ne femijeri nga shkolla kane vuajtur nga fobia sociale nga pamundesia per te folur ne publik pa u ndjere te gjykuar pra duke e ndjere me shume emocion e ankth gjykimin e tjetrit per te. Nje femije i dhunuar ne shkolle ka shume gjasa qe te jete nje femije i zemeruar. Ushtrimi i dhunes ne shkolla vazhdon te jete nje problem i madh per shoqerine shqiptare nje gje e tille ndodh per nje numer te madh arsyesh. Psikologia Denata Toce ne nje interviste te dhene per gazeten standard ka shpjeguar qarte pasojat dhe problemet qe krijon nje dhune e ushtruar ndaj nje femije. Ka shume te ngjare qe femijet e dhunuar ne shkolle te mund te kene probleme te te folurit p.sh. Per shkak te ankthit te perjetuar per te dale perpara klases per te thene mesimin apo te dorezoje nje detyre te kryej nje ushtrim ne tabele pa u qortuar apo goditur etj. mund ta ktheje gjuhen e femijes ne nje gjuhe belbezuese. Jo vetem kaq femija mund te perjetoje stres shume te madh per te arritur rezultate qofte edhe minimale mund te humbase besimin per arritje te rezultateve gjate jetes ne vazhdim - sqaron psikologia. Cdo lloj dhune fizike verbale auditive etj. ndikon negativisht ne zhvillimin psiko-emocional te femijes. Duhet te kuptojme nje seri gjerash te rendesishme ne fazen e zhvillimit qe ndodhen femijet ne moshen shkollore per te kuptuar se si dhe sa rende ndikon dhuna. Ne duhet te informohemi qe mesuesi eshte nje faktor socializues atashues mbi edukimin e femijes qe ka nje ndikim thelbesor modelues tek femija. Mosha shkollore nga ana tjeter eshte nje periudhe jete qe sipas Eriksonit formohet deshira e madhe per te punuar zelli per te dashur punen dhe per ta bere ate pjese natyrale dhe aktive te jetes tende te jetes se individit. Nese kjo deshire nuk kultivohet nuk motivohet per qellim te arritjeve qe duhet te beje cdo femije nxenes me karakteristikat individuale apo autentike qe ai ka gjate viteve te shkolles atehere femija do te kete tendenca te qarta per tu ndier inferior. Nese keto konture inferioriteti thellohet akoma me teper nga nje dhune e ushtruar prej faktorit mesues pra atij qe e jep informacion qe nxenesi duhet te punoje te nxere atehere me siguri qe do te kemi dhe thellim te pasojave psiko-emocionale te femijes. Cdo dhune e cfaredo lloj forme eshte ne vetvete nje dhune psikologjike.
Cfare fiton femija nga dhuna
Se cfare peson nje femije i dhunuar psikologia Toce thekson Nje femije i dhunuar ne shkolle ka shume gjasa qe te jete nje femije i zemeruar. Nje femije i zemeruar qe i eshte komunikuar indirekt se ai eshte i pasuksesshem ka shume gjasa qe te jete pjese e nje adoleshence te veshtire me akte te dhunshme ... Jo vetem kaq femija mund te perjetoje stres shume te madh per te arritur rezultate qofte edhe minimale mund te humbase besimin per arritje te rezultateve gjate jetes ne vazhdim. Shume femije te dhunuar ne femijeri nga shkolla kane vuajtur nga fobia sociale nga pamundesia per te folur ne publik pa u ndier te gjykuar pra pa e ndier me shume emocion e ankth gjykimin e tjetrit per te.
Prinderit dhe femijet
Prinderit jane mjaft te shqetesuar rreth ketij fenomeni qe vazhdon te ekzistoje edhe ne shek. XXI. Nje prind qe eshte prononcuar per gazeten standard shpreh qarte shqetesimin dhe revoltimin e tij. Q. Alla 47-vjec babai i tre femijeve i nje vajze dhe i dy djemve thote se nuk do te lejonte askend qe ti dhunonte femijet e tij Cfaredo qe te kete bere femija im une nuk jam dakord me dhunen qe mesuesi ka ushtruar ndaj femijes tim. Nuk mund te lejoj askend qe te godase apo te fyeje vajzen apo djalin tim. Dhuna sipas meje eshte nje akt dorezimi dhe deshtimi. Ai mesues qe godet femijet eshte i deshtuar pasi ai nuk ka aftesite per ta kuptuar femijen. Cdo prind edhe sikur te ushtroje dhune ndaj femijes nuk lejon qe mesuesi ta rrahe apo ta fyeje femijen timhellip n.q.s. femija ben nje gabim sado i madh qofte. Askush nuk duhet ta rrahe duhet te me thote mua... pasi une si prind i tij do te marr masat. Nje deklarate e tille e zoterise do te thote se prinderit shqiptare vertet jane te shqetesuar rreth problemit. Ata shqetesohen por nuk mund ti bejne asgje realitetit. Por si ndihet nje femije i dhunuar si e shpreh ai dhunen fizike apo psikologjike eshte nje ceshtje mjaft delikate. L. S. 8-vjec nxenese ne nje shkolle me emer te kryeqytetit shprehet Ajo ma fut shpullen bull-dam dhe ate doren e ka si gjigante. Mua me dhemb e me vjen turp edhe nga shoket sepse ata qeshin me mua... Me rreh kur une shkoj te hedh dicka ne kosh dhe pa dashje pengohem... pastaj mesuesja cohet nga tavolina dhe me gjuan me shpulle. Une nuk e bej me dashje por nuk e kam mendjen dhe rreshqas. Ndonjehere mesuesja me terheq edhe prej bishtalecash kur une nuk e kisha mendjen aty tek pjesa ku po lexonte shoku.
Mesuesit
Nje pjese e mire e mesuesve nuk e pranojne qe ushtrojne dhune por nga deshmite e nxenesve rezulton e kunderta. Ka mesues qe per nje arsye me idiote qellojne ne menyre te pameshirshme mbi femijen e pambrojtur. Megjithese Ministria e Arsimit miratoi nje rregullore ne bashkepunim me UNICEF-in qe ne shkolla duhet ndaluar perdorimi i dhunes por duhen perdorur kartone te kuq dhe te verdhe si mase ndeshkuese ndaj nxenesve ne shume shkolla kjo gje nuk perdoret. Burime per gazeten kane bere me dije se ne shume shkolla te rretheve perdoret dhune ndaj nxenesve qe bejne zhurme dhe nuk mesojne. Keta kartone as qe perdoren nga mesuesit. Madje edhe ne shkollat e kryeqytetit nuk behet nje gje e tille. Mesuesja e Gjuhes Shqipe ne shkollen 9-vjecare Skroske te Librazhdit Bardha Qatja thekson se kartonet ne shkollen ku ajo punon perdoren rregullisht perdorimi i tyre ka sjelle edhe ndergjegjesim tek nxenesit. Sipas mesueses ne shkollat shqiptare ka dhune per disa arsye. Se pari ata qe ushtrojne dhune jane kryesisht mesues te rinj pa pervoje. Ky grup mesuesish e cileson dhunen si dicka te nevojshme. Se dyti dhunen ata e konsiderojne si praktike te domosdoshme per te ndryshuar sjellje. Se treti ata nuk kane informacion ata nuk e dine se cfare po bejne. Une ne fillimet e mia kam ushtruar dhune ndaj nxenesve te mi pasi e quaja ate si dicka te nevojshme. Por sot fati deshi qe ne shkollen ku une punoj te behej nje projekt trajnimi per mesuesit une jam ndryshe. Ne kete projekt une dhe koleget e mi mesuam se si te menaxhojme klasen si te futem ne psikologjine e nxenesit dhe te kuptojme efektet negative qe te jep dhuna. Po keshtu nder te tjera mesuesja thekson Nje mesues i mire di ta perdore dijen e tij ne metodat e mesimdhenies. Nje mesues qe justifikon dhunen e tij nuk mund te jete kurrsesi model per nxenesit e tij. Por nje gje e tille ka te beje me formimin shkencor dhe etik qe ka personi qe ne kete rast ushtron profesionin e mesuesit. Ne momentin qe une kam ushtruar dhune ndaj nje femije si fillim kame menduar se situaten e kam une ne dore por ne fakt jam gabuar pasi ky femije eshte mbyllur ne boten e vet per te qene i ndrojtur dhe i frikesuar. Kurrsesi ky femije nuk ka mesuar me mire por eshte perkeqesuar. Dhuna jep frike frika jep tension. Cili eshte suksesi im ne kete rast Une nuk jam nje model i mire per kete femije. N.q.s. une i them nxenesit ti je injorant... ne kete rast ai do te mendoje se vertet eshte i tille dhe ne kete rast une kam deshtuar si mesuese. Lum ai mesues qe kthehet ne nje model per nxenesit e tij personaliteti i femijes ka nevoje per nje model. Une kete gje jam duke e bere dhe shoh rezultate shume te mira tek nxenesit e mi cdo dite ata me habisin me idete e mendimet e tyre. Nga deshmite e mesuesve rezulton se ne shkollat shqiptare eshte emergjente trajnimi i mesuesve pasi ne kete menyre ata do ta kuptonin se po vepronin gabim.
Psikologjia e femijes
Psikologjia e femijes eshte shume e pasur dhe ka shume per te thene referuar teorive te zhvillimit. Psikologia Toce thekson Teoria psikosociale e Eriksonit ne kete teori mbeshtetem pikerisht tek rendesia e trajtimit te edukimit te nje femije ne proceset e jetes qe jane mjaft vendimtare per shendetin e femijes. Femije te shendetshem prodhojne te rritur te shendetshem. Sa me e pasur me siguri te jete nje femijeri aq me e qete do te jete e ardhmja e femijes. Neglizhimi i edukimit shkollor i femijes con ne deme te veshtira psiko-emocionale qe femija i mbart me vete per gjithe jeten. Femija kerkon te jete ne nje bote te sigurt per tu ndier i sigurt te zhvillohet dhe kjo arrihet me motivacion te vazhduar nga keta faktore socializues sic eshte familja mesuesi edukatorja kujdestari etj. Nese keta aktore deshtojne atehere mbi te gjitha deshtojne modelet qe femija merr. Ne si individ lindim me 20 te potencialit qe kemi brenda vetes sone pjesa tjeter eshte e formuar nga ambienti nga modelet qe na qasen modele qe luajne rol ne personalitetin tone. Ndrydhja emocionale si pasoje e dhunes se ushtruar do te sjelle pasoja serioze tek femija. Tronditja e vetevleresimit do te ishte nje hallke e rendesishme qe i le vend shume prej problemeve psikologjike ne periudha te ndryshme te jetes sidomos kur te jete i rritur adult. Femijeria eshte periudha e zhvillimit me e rendesishme e njeriut - thekson psikologia Toce.
Prinderit tradicionale N.q.s femija nuk meson rrihe se i ben mire
Kjo shprehje eshte nje tregues i mundshem i femijerise se prinderve ne fjale. Ka shume mundesi qe edhe vete keta femije te rritur tashme te kene qene pjese e se njejtes skeme dhune ne shkolle dhe ka shume te ngjare edhe ne shtepite e tyre. Per mendimin tim ky mentalitet fatkeqesisht i perket jeteses kolektive te asaj kohe qe femija nuk ishte vetem i yti sidomos ne procesin e edukimit moral por edhe i te tjereve edhe i komshiut i mesuesit etj. ketu kujtoj shprehjen mesuesi prindi i dyte -nenvizon psikologia. Po mesuesi eshte nje faktor shume i rendesishem socializues por nuk eshte prindi i femijes dhe nuk mund te marre persiper ta edukoje ate ne sjelljen e pergjithshme e ne vlera. Mesuesi eshte aty te identifikoje karakteristikat individuale te nxenesit ti analizoje ato dhe te ndertoje nje program te mirefillte pedagogjik per ti ardhur ne ndihme cdo femije. Kete duhet te kene parasysh edhe prinderit te cilet ende guxojne te shprehen ne kete menyre qe mendojne se druri ka dale nga xheneti qe mendojne se femija i tyre eshte i KEQ etj. Nuk ka femije te keqij ka thjesht stile prinderimi te papershtatshme qe kombinohen mbi te gjitha me tipologjine e femijeve. Prinderit nuk duhet te anashkalojne asnjehere temperamentin dhe aftesite qe kane femijet e tyre. Nuk duhet te harrojne se nuk ka femije qe do te jete i keq thjesht ka femije qe jane me te shkathet e qe marrin shume shpejt emrin mistrec ka femije qe kane qendra interesi te ndryshme ne lende te ndryshme e qe marrin shume shpejt emrin indiferent. Ka shume femije qe nuk e kane koficientin e inteligjences shume te larte dhe rendimenti i tyre ne mesime eshte me i ulet apo femije te tjere qe shfaqin veshtiresi ne te shkruar per shkak te problemeve motorike apo te syve etj. e qe etiketohen si dembele. Te gjitha epitetet e kesaj natyre e te tjera si keto jane shume te renda per nje femije qe i vetmi faj qe ka bere eshte te jete VETVETJA ai qe eshte ne te vertete.
Ligji
Ne ligjin me nr. 9669 te 2006-s per dhunen ne marredheniet familjare koncepti dhune eshte cdo veprim apo mosveprim i nje personi ndaj nje personi tjeter qe sjell si pasoje cenim te integritetit fizik moral psikologjik seksual social dhe ekonomik. Ne shkollat shqiptare perdorimi i dhunes eshte bere dicka shume normale. Sipas ligjit per arsimin thuhet se Ndeshkimi fizik eshte cdo forme e goditjes ose e kontaktit tjeter fizik jo rastesisht e mesuesit ose anetarit tjeter te personelit me nje nxenes. Kjo dhune fizike quhet e nevojshme ne ato raste kur nje nxenes rrezikon sigurine e nxenesve te tjere apo dhe personelit. Gjithashtu ligji parashikon se cdo mesues qe ushtron dhune ndaj nxenesit duhet te ndeshkohet por nje gje e tille akoma nuk behet ne Shqiperi.