Wollfarth:Marrëveshja PD-PS, një hap vendimtar për Shqipërinë

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth reagoi sot ndaj arritjes së marëveshjes PD-PS për reformën zgjedhore. Në fjalën e tij Wollfarth tha se ky është një hap vendimtar i forcave politike për të ardhmen e Shqipërisë.
"Përshëndes vendimin e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit për ngritjen e Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe për të çuar përpara axhendën e ligjeve të tjera reformuese, të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Marrëveshja ndërpartiake, që u arrit sot, është një hap vendimtar, që tani kërkon miratim formal dhe përfundimtar në seancë plenare, gjë të cilën shpresojmë ta shohim këtë të enjte."-përfundoi Wollfarth.