Ishim larg tepër gjatë

Sipas portalit NME, kështu quhet singli i parë i grupit Soundgarden, i cili pas më shumë se një dekade paralajmëron albumin e ri të grupit, që kultivon stilin new age.
Singlin e parë që do t’i paraprijë albumit, dhe që mban një emër tejet adekuat, "Been Away Too Long", grupi Soundgarden do ta publikojë në fund të këtij muaji.
Ndryshe, pas një pauze mjaft të gjatë, grupi Soundgarden u tubua në vitin 2010, dhe që nga ajo kohë ka publikuar një album ‘live’ dhe një album/retrospektivë të këngëve të mëhershme. Në muajin prill të këtij viti, grupi publikoi singlin "Live to Rise", ndërkohë që tani po përgatitet të rikthehet në skenë me një album krejtësisht të ri.
Albumi, që do të quhet "King Animal", është i pari që nga "Down on the Upside" (1996). Sipas NME, ai do t’i ketë 13 këngë, dhe në shitje do të dalë më 13 nëntor.