E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mezi pret Sherkockun e tretë

Aktori i njohur, Jude Law, deklaroi se mezi pret fillimin e xhirimit të pjesës së tretë të filmit për detektivin Sherlock Holmes, duke i konfirmuar kështu thashethemet se përgatitjet për xhirime janë në përfundim e sipër.

Robert Downey Jr (Sherlock)dhe Jude Law (Dr Watson) u shfaqën në rolet kryesore edhe në dy pjesët e para të filmit, regjinë e të cilave e bëri Guy Ritchie. Po qe se gjithçka shkon sipas parashikimeve, xhirimet, të cilat Law mezi i pret, do të duhej të fillonin në fund të këtij viti.

"Jemi zbavitur shumë derisa i xhiruam dy pjesët e para të filmit, dhe e di që skenari tashmë është i gatshëm. Robert dhe unë kemi një ‘orar të ngjeshur’, por Sherlock Holmes është dika e veçantë. Mezi po pres që t’i fillojmë xhirimet e pjesës së tretë, sepse ende s’i kemi thënë të gjitha”, deklaroi Law.

Aktualisht nuk ka informacione zyrtare për atë se kur ky film mund të dalë nëpër kinema. Por, dihet se skenari është shkruar nga Drew Pearce, i cili shkroi edhe skenarin e filmit "Iron Man 3".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›