UKRAINË – Shërbimi Sekret: Sulmet ruse janë përqëndruar në Donbas

KIEV, 26 korrik /ATSH-DPA/- Zyrtari i shërbimit sekret ukrainas (HUR), Andriy Yusov tha sot se forcat ruse po i japin përparësi sulmeve në rajonin e Donbasit, në Ukrainën lindore.
“Këtu po zhvillohen luftimet më të ashpra”, tha Yusov për televizionin ukrainas.
“Luftimet po zhvillohen pothuajse në të gjitha seksionet e frontit rreth rajonit të Donbasit që prodhon qymyr”, shtoi ai.
“Në të gjitha seksionet e tjera, armiku po kryen sulme mashtruese dhe manovra diversioni”, tha Yusov.
“Megjithatë, këto operacione nuk janë pa rrezik, veçanërisht pasi Rusia ka dislokuar rreth 90,000 trupa në rajonin e Zaporizhias”, tha ai.
Sipas ekspertëve ushtarakë ukrainas, ky numër i ushtarëve nuk është i mjaftueshëm për një përparim në front, por ushtria ukrainase sigurisht që mund të vihet nën presion. //a.i/