E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e diel, 13 prill 2025

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme dhe të larta transparente.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 6-14 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/19 Diell re
Kukës 5/18 Diell re
Lezhë 9/20 Diell re
Dibër 7/18 Diell re
Durrës 12/22 Diell re
Tiranë 10/23 Diell re
Elbasan 8/23 Diell re
Berat 8/24 Diell re
Vlorë 12/23 Diell re
Korçë 5/17 Diell re
Gjirokastër 9/22 Diell re
Sarandë 11/23 Diell re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›