E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte denuar me 10 vjet burg per mashtrim arrestohet

TIRAN- Policia ka arrestuar nje shtetas te denuar me 10 vjet burg per mashtrim. Shtetasi Arben Tole 39 vjec banues ne Tirane ishte shpallur ne kerkim rreth 4 muaj me pare dhe kapja e tij u arrit ne rrugen Mihal Grameno ne Tirane- thone burimet e policise.

Ndaj tij Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane me date 16 Prill 2010 ka derguar ekzekutimin e vendimit penal te formes se prere te Gjykates Rrethit Gjyqesore Tirane e cila e ka denuar ate me burg.

Ai dyshohet se ka mashtruar disa shtetas duke i marre atyre nje shume parash me perqindje me pretendimin se do te hapte nje aktivitet privat dhe me pas nuk ia ka kthyer me shumen e parave te marra.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›