E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllait, Gjykata Supreme i ul dënimin në 35 vite

Gjykata Supreme e Kosovës i ka ulur dënimin me 35 vite burg, Gani kriezit, i cili imë herët ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllait të tij.

Mediat në Kosovë raportojnë se Kriezi në shkurt të vitit 2020, në fshatin Bërnjak të Rahovecit, me dashje i ka marrë jetën vëllait të tij B.K, e më pas e ka djegur trupin e tij.

Gjykata Themelore në Gjakovë më 8 shkurt 2023 e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Kriezin. Këtë vendim e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Kurse Gjykata Supreme më 19 tetor 2023 kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore dhe atij të Apelit, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›