Tuneli i Kalimashit me pagese pas zgjedhjeve lokale

Instalohen peshoret elektronike qe do te percaktojne peshen e automjeteve qe do te kalojne tunelin.
Pagesa pritet te filloje pas zgjedhjeve vendore te 8 majit
Kukes - Tuneli i Kalimashit do te jete me pagese por kjo do te aplikohet pas zgjedhjeve vendore te 8 majit. Nderkohe qe tarifat e kalimit ne tunel do te llogariten ne baze te tonazhit te automjeteve. Ne dy hyrjet e tunelit ka perfunduar instalimi i peshoreve elektronike qe do te percaktojne peshen e automjeteve qe do te hyjne ne tunel.
Kohe me pare ne tunelin e Kalimashit jane instaluar edhe traret elektronike si pjese e instalimeve elektronike qe do te sherbejne per pagesen.
Burime nga kompania Savronik e cila menaxhon tunelin e Kalimashit kane bere te ditur per Shekulli-n se ka perfunduar instalimi i peshoreve elektronike ne te dyja hyrjet e tunelit si ne Thirre edhe ne Kalimash. Peshoret jane te lidhura me sistemin e kontrollit ne sallen qendrore duke shmangur mundesine per cdo lloj abuzimi per parate qe do te paguhen per kalimet ne tunel.
do automjet qe hyn ne tunel regjistrohet ne menyre elektronike me pamje dhe peshen perkatese keshtu qe mundesia per abuzime eshte zero-shprehet nje punonjes i salles qendrore te kontrollit te qarkullimit ne tunel.
Pagesa ne tunel do te jete vajtje -ardhje me konkretisht nje automjet qe udheton nga Kukesi ne Tirane do te paguaje ne hyrje ne portalin verior ne Kalimash nderkohe qe automjeti qe udheton nga Tirana ne Kukes do te paguaje ne hyrje ne portalin jugor ne Thirre.
Perfaqesuesit e Savronik-ut nuk kane dhene ndonje shifer qe ka te beje me tarifat e pageses ne tunel por kane deklaruar se keto tarifa do te perllogariten ne baze te peshes se automjeteve. Sipas ketyre perfaqesuesve percaktimi i tarifave eshte kompetence e ministrise se Financave dhe asaj te Transporteve.
Megjithese ka perfunduar instalimi i peshoreve elektronike qarkullimi ne tunelin e Kalimashit behet pa pagese. Perfaqesuesit e kompanise Savronik nuk pranojne te prononcohen rreth afatit kur do te filloje aplikimi i pageses por sipas nje burimi qe nuk do te identifikohet kjo do te ndodhe pas zgjedhjeve vendore te 8 majit.
Pagesa ne tunelin e Kalimashit eshte paralajmeruar nga Shekulli qe ne tetor te vitit 2009. Lajmi i botuar ne kete te perditshme shkaktoi asokohe reagime ku kryeministri Sali Berisha ministri i Transporteve Sokol Olldashi si dhe ish-zv.ministri i Financave Florian Mima mohuan ne njefare menyre faktin se tuneli do te ishte me pagese por deklarimet e tyre nuk ishin pa ekuivoke.
Nderkohe qe ish-zv.ministri tjeter i Financave Sherefedin Shehu aktualisht deputet ne parlament qe nga koha e botimit te lajmit nuk e ka mohuar faktin e pageses ne tunelin e Kalimashit. Deputeti Shehu ne rolin e ekspertit te financave eshte deklaruar per domosdoshmerine e pageses ne tunel per shkak te kostos se larte te mirembajtjes se tunelit.
Qeveria shqiptare ka lidhur nje kontrate dyvjecare me kompanine turke Savronik per menaxhimin e tunelit te Kalimashit. Ne dispozicion te kesaj kompanie eshte akorduar nje vlere prej 22 milione eurosh qe do te perdoret per nje periudhe 2-vjecare per menaxhimin e plote te tunelit te Kalimashit.