E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte "një" Jose Mourinho në Londër

Tifozët e Chelseat vazhdojnë të shprehin në mënyra të ndryshme pëlqimin e rikthimit të Jose Mourinhos në Londër.

Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Rubin Kazan, kamerat angleze kapën për një moment një Jose Mourinho në "Stamford Bridge".

Një tifoz londinez kishte vënë në fytyrën e tij një maskë me figurën e Jose Mourinhos.

Trajneri portugez vazhdon të jetë i lidhur me rikthimin e tij tek Chelsea, gjë e cila lehtë mund të arrihet në verë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›