Në "Old Trafford", tifozët e "përgjumur"

Ekspertë të lidhur me skuadrën e Manchester United kanë vlerësuar se atmosfera në "Old Trafford" është nën nivelin e duhur. Sipas statistikave të bëra në Angli, tifozët e Manchester United janë ndër më të përgjumurit pasi që nuk po arrijnë të krijojnë atmosferë në stadiumin e tyre.
Thuhet se për këtë në fund të edicionit krerët e skuadrës do të dalin me një plan organizativ për të shtyer tifozët që të bëjnë atmosferë të zjarrtë në stadium.
Manchester United është në vendin e parë në Premierligë, gjë e cila mund ti bëjë krenar tifozët por nëse krahasojmë tifozerinë e Liverpoolit me atë të United, atëherë liderët mund të ndihen paksa xheloz./Indeksonline/