E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mister X" i Milan, kërkon largimin

Antonio Nocerino ka shprehur pakënaqësinë e tij te Milan duke përmendur largimin nga skuadra. I transferuar te kjo skuadër si "Mister X", Nocerino ka thënë se dëshiron të luaj më shumë ose do të largohet.

"Jam 28 vjeç dhe vitin e ardhshëm luhet botërori. Dua të jem pjesë e kombëtares dhe për këtë arsye duhet të luaj më shumë. Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme tani është kualifikimi në Champions League, por unë dua të luaj për të qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës" deklaroj Nocerino./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›