E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishujt Maldive, njohin pavarësinë e Kosovës

Ishujt Maldive e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e këtij vendi kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, bën të ditur Gazeta Express. Maldive, që shtrihet në Oqeanin Paqësor, bëhet shteti i 55-të anëtar i OKB-së që e njeh Republikën e Kosovës, e cila më 17 shkurt 2008 e shpalli pavarësinë. Kryetari i AKR-së, Pacolli, para 10 ditësh kishte paralajmëruar se Kosova do të njihet shumë shpejt nga ky shtet me popullsi myslimane. Sipas tij, Kosovën së shpejti do ta njohin edhe disa shtete të tjera, si Katari, Namibia, Angola etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›