Ulqini:MASH,po i nxjerr studentët në rrugë

Deputeti i Partisë Socialiste Musa Ulqini është shprehur në një konferencë për shtyp për diplomat 3 vjeçare sipas kartës së Bolonjës. Sipas Ulqinit ministria e arsimit është përgjegjëse për të zgjidhur edhe problematikën universitare, pasi ka shkaktuar një revoltë studentore lidhur me zhvleftësimin total të diplomave dhe nuk angazhohet të zgjidhë problemin, por po i nxjerr studentët nga auditorët në rrugë. Ulqini shtoi gjithashtu se në axhendën e qeverisë Berisha, gjithnjë e më shumë mungojnë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve sepse qeveria ka humbur aftësinë për të dëgjuar, pasi të gjithë sensorët e saj institucional punojnë vetëm për të vjedhur e jo për të shërbyer. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të fillojë javën e re të punës me kërkesën që Ministri i Arsimit të përgjigjet përpara Kuvendit, për këtë akt antiligjor dëmsjellës për të ardhmen e mijëra studentëve shqiptar u shpreh Ulqini