Shkolla "Partizani",pajiset me laboratorë virtualë
Nxënësit e shkollave të kryeqytetit po kapërcejnë metodat tradicionale të zhvillimit të orëve mësimore. Tashmë që të gjitha këto institucione edukimi janë pajisur me laboratorë virtualë, shkollat kanë adaptuar programet sipas teknologjisë më të avancuar të të nxënësit. Gjimnazi Partizani në kryeqytet, kanë zhvilluar disa orë të lira mësimore, ku paterialet e shfaqura me vieoprojektor janë përgatitur nga vetë nxënësit. Arsimtarët e vlerësojnë këtë metodë të zhvillimit të mësimit shumë frytdhënëse, pasi përfshin në process edhe nxënësit jo aktivë. Disa shkolla në kryeqytet me inisiativa individuale kanë aplikuar edhe më parë orë mësimore interactive. Por tashmë që çdo shkollë e vendit do të pajiset me një laborator virtual, të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, do të kenë mundësi të lënë pas orët me shpjegimet tradicoonale të mësuesit, por do të jenë ata vetë që do ta drejtojnë orën. Laboratory virtual, përfshin një set pajisjesh, mes të cilave një lap-top, një videoprojektor, dhe një CD me module demostruese për disa fusha mësimdhënieje.