E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishujt e kontestuar, s`ka marrëveshje Kinë-Japoni

Ishujt e kontestuar kanë qënë sërish të qendër të mosmarrëveshjeve mes Kinës dhe Japonisë.  Pretendimi mbi pronësinë e dy vendeve është reflektuar edhe në takimin prej 4 orësh mes dy ministrave të jashtëm të të dyja vendeve.
 

Agjencia kineze e lajmeve, Xinhua, raportoi se ministri i jashtëm i Kinës, Yang Jiechi, i ka thënë homologut japonez, Koichiro Gemba, se ishujt në Detin Lindor Kinez, Pekini i konsideron “territor të shenjtë” të saj.
 

Nga ana e tij, ministri japonez Gemba duke e cilësuar takimin si të tensionuar ka kërkuar nga Kina përmbajtje lidhur me ishujt e kontestuar.
Megjithatë, të dyja palët janë pajtuar për vazhdimin e bisedimeve.
 

Raportet ndërmjet Japonisë dhe Kinës janë tensionuar, pasi Japonia i bleu ishujt, që në Japoni quhen Senkaku, ndëlrsa në Kinë, Diaoyu. Kjo blerje ka shkaktuar protesta anti-japoneze në qytete të ndryshme të Kinës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›