E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, vriten 5 ushtarë nga shpërthimi i një bombe

Të paktën pesë ushtarë janë vrarë pas shpërthimit të një bomb, në pjesën juglindore të Turqisë.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke të cilat theksojnë se një makinë ka shpërthyer në qytetin Tunxheli, qytet i dominuar nga kurdët, ndërsa forcat e sigurisë po kalonin në afërsi të saj.
 

Ndërkohë agjensitë e ndryshme të lajmeve raportojnë për 6 ushtarë të vrarë dhe një civil por kjo nuk konfirmohet nga zyrtarët turq.
 

Televizioni turk ka transmetuar pamje në të cilat shihen dy makina të përfshira nga flakët.
 

Ndërkohë ende nuk dihet se kush është përgjegjës për këtë shpërthim që kishte si shënjestër forcat e sigurisë turke.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›