Policia gjermane rrit vigjilencen pas sulmeve ne hekurudha

Rrjeti hekurudhor gjerman u sulmua per here te trete brenda kesaj jave me pajisje zjarrvenese qe u gjeten ne shinat e trenave ne zonen perreth kryeqytetit Berlin.
Minstri i Transporteve Peter Ramsauer tha se bombat zjarrvenese qe perbeheshin nga disa shishe me lengje te djegshme jane trajtuar si akte terrorizmi dhe si fajtore te mundshem jane ekstremistet e krahut te majte.
Ministri i Brendshem e ka cilesuar situaten mjaft shqetesuese ndersa nje zedhenes i tij ka thene se nuk ka te dhena se ekstremistet e majte kane formuar nje grup terrorist te majte.
Sidoqofte ai ka shtuar se autoritet jane ne vigjilence te larte.
Zyra e Prokurorit Federal deklaroi nje dite me pare se kishte marre pergjigjesite e hetimeve nga zyra lokale duke dyshuar per nje sabotim anti-kushtetues.
Nderkohe ne oret e para te dites se djeshme nje bombe zjarrvenese u caktiviza zonen perendimore te Berlinit Staaken. Zedhenesi i policise Michael Gassen tha se bomba mori flake por nuk shpertheu. Edhe dy mjetet e tjera qe u gjenden ne linjat e trenit te Berlini te jugut dhe atij qendror nuk shperthyen.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bombat zjarrvenese ishin fshehur ne rrjetin kabllor. Sulme te perseritura
Te marten policia e Berlinit gjeti nje mjet shperthyes 900 metra larg nga pjesa veriore e stacionit qendror te Berlinit dhe pas disa oresh u gjeten edhe disa shishe me leng te djegshem ne shinat ne zonen juglindore te Berlinit.
Bombat zjarrvenese ishin fshehur ne rrjetin kabllor disa qindra metra larg nga nje tunel dhe shume prane vendit ku te henen u gjeten shtate shishe me lengje te djegshme.
Asnjeri nuk ka marre pergjegjesine deri me tani per sulmet por nje grup ekstremist i majte i panjohur Hekla njoftoi te henen se sulmet jane nje protesta kunder misionit ushtarak gjerman ne Afghanistan.
Sulmet me zjarrvenie kane cuar ne vonesa te trenave qe lidhin Berlinin me Hamburgun Hanoverin dhe Frankfurtin.
Ministri i Brendshem Hans-Peter Friedrich urdheroi nje dite me pare policine federale te shtonte patrullat ne hekurudhat prane Berlinit.
Autor Amarildo Topi dpa rtr
Redaktoi E. Xhani