Trojka jep driten e gjelber per ndihmen per Greqine

Kreditoret nderkombetare te Greqise kane dhene driten e gjelber per dhenien e kestit tjeter te ndihmave financiare vendit qe rrezikohet nga falimentimi. Behet fjale per nje kredi tjeter prej tete miliarde eurosh qe ka gjasa te jepen ne fillim te nentorit beri te ditur e ashtuquajtura trojka ne Athine ne perberjen e se ciles ka eksperte nga Bashkimi Europian nga Banka Qendrore Europiane dhe nga Fondi Monetar Nderkombetar. Por per transferimin e parave nevojitet edhe miratimi i ministrave te financave eurozones dhe te drejtorise se FMN-s.
Masat e kursimeve te grekeve mjaftojne vetem per 2012
Ekipi i te ashtuquajtures trojka sipas nje deklarate te publikuar pranon se recesioni i thelle e beri te veshtire perpjekjen per te arritur objektivin per zvogelimin e deficitit te ketij viti duke lene te hapur mundesine dhe te masave te reja per periudhen 2013-2014 duke vene theksin ne zvogelimin e shpenzimeve.
Sipas trojkes ne fushen e privatizimit ka pasur progres megjithate sipas deklarates vonesat ne pergatitjen e privatizimit te aseteve dhe deri diku perkeqesimi ne kushtet e tregut do te rezultoje ne humbje te medha te te ardhurave te vitit 2011.
Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos pershendeti deklaraten e trojkes. Sipas tij ajo eshte e balancuar e zbatueshme dhe pozitive thuhet ne deklaraten e tij me shkrim.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Puna e trojkes ne Athine u shoqerua nga protesta te shumta.
Per vendin e zhytur ne borxhe te medha ishte rene dakort ne pranvere per nje program te pare me kredi. Para dhenies se kesteve te vecanta te kredive qeveria ne Athine duhet te deshmoje qe ajo i realizon kushtet e vena per masat e kursimit. Nderkohe qeveria e kryeministrit Jorgos Papandreu ka qene vazhdimisht e vonuar ne plotesimin e kushteve. Arsyeja per kete eshte edhe se ekonomia greke ka rene pertoke. Recesioni eshte akoma me i thelle nga sa pritej ne qershor beri te ditur trojka. Nje rimekembje e ekonomise mund te pritet pas 2013.
Nuk perjashtohet me haircut per borxhet greke
Nderkohe shefi i grupit te vendeve te eurozones Jean-Claude Juncker nuk perjashton mundesine e nje reduktimi te detyrueshem nga 50 deri ne 60 perqind te borxhit grek me qellim shpetimin e vendit nga falimentimi. Nuk e perjashtoj nje veprim te tille u shpreh Junker gjate nje interviste per televizionin austriak ORF 2.
Nuk mund te lejojme qe nje vend anetar i eurozones te falimentoje megjithate ekziston frika se vende te tjera te eurozones mund ta pesojne nga vendimi yne per te blere borxhet e Greqise - u shpreh presidenti i Eurogrupit.
Autor Mimoza Kelmendi dpa
Redaktoi E. Xhani