E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isinbajeva, atletja evropiane për 2008

Jelena Isinbajeva është përzgjedhur si femra e vitit nga Federata Evropiane e Atletikës.

Rusja, kampione olimpike në Athinë 2004 dhe Pekin 2008, por edhe rekordmene e shumëfishtë (rekordi i fundit botëror 5,05 metra në hedhje së larti, është realizuar pikërisht në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Kinë), fitoi sondazhin e zhvilluar nga federata, ku votues ishin tifozët dhe punëtorët e impianteve sportive.

“Gjatë këtij viti, isha e motivuar për të realizuar paraqitje edhe më të mira, shpjegoi rusja në sajtin zyrtar të Federatës Evropiane. Në fund të vitit të kaluar (2007) dhe në fillim të verës, kishte shumë persona që mendonin se nuk mund të përmirësohesha më shumë dhe se ditët e mia të lavdisë po përfundonin.

E gjithë kjo situatë që ishte krijuar më kishte nxehur deri diku”.

Isinbajeva, e cila ka përmirësuar për plotë 24 herë rekordin e botës, ka bërë publik edhe synimin e saj për aktivitetet në vazhdim: “Dëshiroj të thyej 35 primatet e Sergei Bubkas”.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›