E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islamabadi OK rekomandimmeve për Uashingtonin

Komisioni Parlamentar i Pakistanit për Sigurinë Kombëtare ka finalizuar draft-rekomandimet e veta për ridefinimin e marrëdhënieve të Islamabadit me Uashingtonin.

Draft-rekomandimet përfshijnë ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve amerikane në territorin pakistanez, ashtu si dhe ndërprerjen e shfrytëzimit të territorit pakistanez për transportin e armëve dhe municioneve në Afganistan.

Senatori Haji Muamed Adel tha se të gjitha partitë kryesore politike kanë rënë dakord me draftin final. Ai shfaqi shpresën se parlamenti do t`i miratojë rekomandimet së shpejti, por, megjithatë, nuk dha afat të caktuar.

Marrëdhëniet ndërmjet Islamabadit dhe Uashingtonit janë rënduar më shumë pas sulmeve ajrore të SHBA-së në nëntor të vitit të kaluar, të cilat kanë vrarë 24 ushtarë pakistanezë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›