E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Eksperte, per votimin elektronik

Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami, njeheresh bashkehartues, komentoi dje propozimin me te fundit te kreut te mazhorances, duke hedhur idene e ngritjes se nje grupi ekspertesh per shqyrtimin e kesaj mundesie. Ne nje prononcim te dhene dje per "Klan", deputeti i selise roze, duke marre ne konsiderate propozimin e Kryeministrit Berisha per votimin elektronik, thote se nje grup ekspertesh mund te shqyrtoje me seriozitet kete menyre votimi, te perqafuar nga shume vende te zhvilluara ne bote. "Une mendoj se duhet ngritur nje grup, apo komision ekspertesh, qe te synoje ne dy plane, kushtet e zbatueshmerise se votimit elektronik ne Shqiperi dhe te gjitha opsionet e mundshme qe mundet te aplikoheshin ne rastin e Shqiperise", sqaron Islami. Ai thote se ka tre blloqe te medha tek votimi elektronik, nje qe eshte kutia elektronike e votimit ku behet identifikimi, behet votimi, behet numerimi dhe nxjerrja perfundimtare e rezultatit. Opsioni i dyte, sipas tij, eshte thjeshte leximi elektronik i fleteve te votimit klasike dhe nxjerrja e rezultatit perfundimtar. E treta, theksoi zyrtari socialist, eshte rasti i Estonise, votimi elektronik permes internetit. "Do te thosha keto tre mundesi, apo kombinime te tyre, per te pare se sa e zbatueshme eshte ne kushtet e Shqiperise", nenvizoi eksperti per ceshtjet zgjedhore ne seline roze. I pyetur se nese Shqiperia do te adoptoje nje nga keto lloj votimesh, qe do te jete votimi elektronik, do te kemi me kontestime te rezultatit te zgjedhjeve, do te jene ato me te pakta apo nuk do te kete fare, zyrtari lart i Partise Socialiste thote se secili opsion ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Sipas tij, ne Shqiperi ceshtja problematike eshte ceshtja e komisionereve te zgjedhur ne menyre partizane dhe natyrisht arsyet e mosarritjes se standardeve nderkombetare ne zgjedhje lidhet me ceshtjen e vullnetit politik te forcave politike. "Meqenese progresi per sa i perket vullnetit politik brenda nje mandati per zgjedhjet e ardhshme do te ishte i parendesishem, atehere duhet menduar futja e elementeve elektronike qe shmangin rolin e njeriut ne procesin e votimit, ne procesin e numerimit dhe ne procesin e nxjerrjes se rezultatit perfundimtar", vleresoi Kastriot Islami. Propozimi per te ndjekur eksperiencen boterore te votimit elektronik, u hodh nga Kryeministri Berisha pak dite me pare, pas vizites se Kryeministrit estonez ne vendin tone. Ne parim, ky propozim eshte pranuar dhe nga selia roze, megjithese kryesocialisti Rama ka deklaruar se aktualisht eshte utopi te mendosh se edhe ne Shqiperi mund te ndiqet praktika estoneze e votes elektronike. Nga ana tjeter, prej mbarimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit PS ka kerkuar transparencen e zgjedhjeve permes hapjes se kutive. Nje kerkese e tille eshte hedhur poshte nga mazhoranca, e cila sqaron se nje gje e tille nuk mund te lejohet pasi bie ndesh me vendimet e gjykates. Por, krahas kesaj, socialistet vijojne te kerkojne plotesimin e kerkesave te tyre, duke organizuar shpeshhere edhe protesta per hapjen e kutive. Prej 8 muajsh, grupi Parlamentar Socialist ka vendosur marredhenie te kushtezuar me Parlamentin deri ne hetimin e zgjedhjeve.
PROGRESI
"Meqenese progresi per sa i perket vullnetit politik brenda nje mandati per zgjedhjet e ardhshme do te ishte i parendesishem, atehere duhet menduar futja e elementeve elektronike qe shmangin rolin e njeriut ne procesin e votimit, ne procesin e numerimit dhe ne procesin e nxjerrjes se rezultatit perfundimtar", vleresoi Kastriot Islami.
Eksperti socialist per zgjedhjet: 3 blloqet per votimin elektronik
Eksperti socialist, Kastriot Islami, tha se ka tre blloqe te medha tek votimi elektronik. E para, sipas tij, eshte kutia elektronike e votimit ku behet identifikimi, behet votimi, behet numerimi dhe nxjerrja perfundimtare e rezultatit. Ndersa opsioni i dyte, sic thote ai, eshte thjeshte leximi elektronik i fleteve te votimit klasike dhe nxjerrja e rezultatit perfundimtar. "E treta, eshte rasti i Estonise, votimi elektronik permes internetit. Do te thosha keto tre mundesi, apo kombinime te tyre, per te pare se sa e zbatueshme eshte ne kushtet e Shqiperise", sqaroi Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste.
Berisha: Nuk do te kete me komisionere, por votim me gjurmen e gishtit
Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha u premtoi socialisteve, ne seancen e fundit plenare, se do t'i nxjerre edhe ata nga kutite, pasi ne zgjedhjet e ardhshme, nuk do te kete me as kuti, as komisione dhe as flete votimi. Kreu i mazhorances u shpreh se sistemi aktual i votimit do te ndryshoje rrenjesisht, duke zhdukur nje here e mire kutite e votimit, per te cilat po proteston prej me se shtate muajsh opozita. Ne vijim te idese per realizimin e votimit elektronik dhe sa me transparent, kryeministri Berisha, tha se ne te ardhmen socialistet nuk do te kene mundesine me te "ankohen" per kutite e votimit. "Do t'ju nxjerr edhe juve nga kutia. Ju premtoj se nuk do te kete me as kuti, as komisione, as flete votimi. Ju keni frike nga teknologjia, por mos u tregoni prehistorike. Nuk do te kete me komisionere, por votim me gjurmen e gishtit. Nuk do te kete me flete votimi, por ekrane flete votimi", sqaroi kreu i mazhorances.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›