Dibra: Transferimi nga Italia i te denuarve do rendonte situaten ne burgje
Transferimi i te denuarve nga Italia ne drejtim te vendit tone do te sillte nje afrim me te afermit e tyre, por edhe nje rendim te mbipopullimit te burgjeve ne vendin tone. Ne nje interviste te dhene per gazeten "Koha Jone", drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra shprehet per mbipopullim ne institucionet e paraburgimit dhe burgjet, si dhe te gjitha projektet e drejtorise per vitin 2010. Ne vecanti Dibra flet per paraburgimin "313 Jodan Misja", nje nga institucionet me te vjetra, i cili nuk permbush standardet dhe kushtet optimale per trajtimin e personave me liri te kufizuar, si dhe ndertimin e nje godine te re per kete paraburgim.
- Ne nje takim me homologun italian, kryeprokurorja Ina Rama bisedoi per transferimin e te denuarve nga Italia per ne Shqiperi per te vuajtur denimin ne vendin tone. A ka kapacitet te mjaftueshem ne burgjet e vendit tone per keta te denuar? Sa kerkesa jane dorezuar deri me sot per transferim?
Ceshtja e te denuarve shqiptare qe vuajne denimin jashte Shqiperise eshte nje nga temat me te diskutueshme ne takimet e te gjitha niveleve me zyrtaret e BE. Realisht numri i te denuarve me shtetesi shqiptare te cilet vuajne denimin ne vendet e BE, eshte i konsiderueshem.
Eshte e vertete qe ka axhende bisedimesh midis dy Ministrive te Drejtesise te dy vendeve per nje zgjidhje te problemit. Nje gje eshte e domosdoshme ne perfundim, qe transferimi i tyre do te behet sa kohe qe ne Shqiperi sistemi penitenciar do te ofroje standardet sipas te gjitha konventave dhe ligjeve per trajtimin human te denuarve.
Nese te burgosurit shqiptare qe vuajne denimin ne shtete te tjera do te kthehen te vuajne denimin ne burgjet shqiptare, pervec nje vendimi ne nivel marreveshjesh, pra ne ato raste kur kerkohet ekstradimi, eshte dhe nje zgjedhje personale e tyre. Nese ata do te ktheheshin, do te ishte me e lehte te mbanin lidhjet familjare me te afermit e tyre dhe te kishin mundesi t'i takonin. Pra, kjo gje do te ndihmonte dhe lehtesonte gjendjen e tyre psikologjike dhe shpirterore.
Ne lidhje me kerkesat per transferim nuk disponojme informacion te sakte per numrin, pasi Drejtoria e Pergjithshme te Burgjeve ka rolin e ekzekutuesit te vendimeve.
Per sa i perket mundesise se akomodimit qe kane institucionet tona, sipas te dhenave statistikore te dates 31.03.2010, kapacitetet maksimale jane per 4380 persona. Numri i te denuarve eshte 4713. Pra,vihet re nje shifer e moderueshme mbipopullimi ne institucione. Ardhja e te denuarve shqiptare qe vuajne denimin ne vende te huaja do ta rendonte situaten, e cila gjate viteve te fundit nepermjet iniciativave te ndryshme ligjore dhe hapjes se qendrave te reja te vuajtjes se denimit eshte permiresuar ndjeshem.
-Disa te aferm te burgosurve jane ankuar per kushte jo te mira, dritaret e qelive jane pa xhama dhe ushqim jo cilesor ne paraburgimin 313? C'mund te na thoni per kete fakt?
Ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve dhe ne paraburgimin 313 nuk eshte regjistruar asnje ankese e familjareve per kushte jo te mira dhe aq me teper per ushqim jo cilesor.
IEVP Jordan Misja, eshte nje nga institucionet me te vjetra qe eshte trasheguar nga sistemi i kaluar. Infrastruktura e ketij institucioni nuk permbush kushtet dhe standardet optimale per trajtimin e personave me liri te kufizuar. Megjithate, gjate viteve te fundit jane bere nderhyrje te vazhdueshme per rikonstruksionin e ketij institucioni dhe adaptimin e ambienteve per te krijuar kushte sa me normale per personat qe jane duke vuajtur denimin. Ne bashkepunim me UNICEF u rikonstruktuan plotesisht seksioni i te miturve dhe grave ne kete IEVP. Per vitin 2010 eshte pergatitur detyra e projektimit per nje godine te re per burg dhe paraburgim ne kete institucion.
Per sa i perket trajtimit ushqimor, jo vetem ne kete institucion, por ne te gjithe sistemin, qe prej qershorit te vitit 2007 ka hyri ne fuqi norma e re ushqimore e ndare ne keto kategori: Norma per te Denuar te Punesuar - Kuota Ditore: 3033 k/kl; Normat per te Denuar te Papunesuar dhe Te miturit - Kuota Ditore: 2615 kl; Norma per te Denuar te Semure - Kuota Ditore: 3345 k/kl, Te Punesuar me Aktivitet Fizik Mesatar - Kuota ditore: 3033 k/kl; Normat Ushqimore per te Denuar me Probleme Shendetesore- Kuota Ditore: 3345 k/kl; Normat Ushqimore per te Denuar te Papunesuar - Kuota Ditore: 2615 k/kl. Inspektimet e befasishme te realizuara ne te gjithe sistemin e burgjeve kane permiresuar ndjeshem cilesine e gatimit, shtimin e asortimenteve te gatimit, si dhe unifikimin e menyse ditore. Nga ana e DPB-se eshte treguar kujdes jo vetem ne pergatitjen dhe shperndarjen e ushqimit, po edhe ne drejtim te higjienes dhe pastertise ne keto ambiente.
Krahas ketij trajtimi te paraburgosurit kane te drejte te furnizohen nje here ne jave me ushqimin e familjareve.
-Disa organizata joqeveritare e kane ngritur me force problemin e mbipopullimit. Cfare masash jane marre nga ju per ta zbutur kete fenomen?
Raporti i fundit per vitin 2009 i Departamentit Amerikan te Shtetit ka vleresuar pozitivisht masat qe ka marre Qeveria Shqiptare per uljen e mbipopullimit ne sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve. Hapja e 5 institucione te reja dhe miratimi i ndryshimeve te "Kodit Penal" dhe ligjit "Per Ekzekutimin e Vendimeve Penale" me synim vendosjen e Sherbimit te Proves, ndikuan ndjeshem ne uljen e mbipopullimit - theksohet ne kete raport.
Sipas te dhenave statistikore te vitit 2008, mbipopullimi ne IEVP ka qene perafersisht 900 persona. Ne vitin 2009, rreth 540 persona, ndersa ne mars te 2010, rreth 333 persona. Pra, sic shihet ky problem ka ardhur duke u minimizuar gjate viteve. Ulja e fenomenit "mbipopullim" ka sjelle permiresim te padiskutueshem te kushteve te jeteses se personave me liri te kufizuar gjate periudhes se vuajtjes se denimit. Si pasoje, jane permiresuar gjithashtu kushtet higjeno sanitare dhe jane krijuar ambiente social-edukuese e sportive, per organizimin e aktiviteteve te ndryshme. Ka nje strategji qe ka marre ne konsiderate kete dinamike dhe shmang realisht situatat problematike.
-Cilat jane projektet e fundit qe jane ndermarre nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve per vitin 2010? Po per arsimimin ne burgje, a eshte rritur numri i pjesemarresve? A ka nisur punesimi i te denuarve?
Fushat kryesore ku aspirohet te punohet gjate 2010 perfshijne permiresimin e infrastruktures nepermjet ndertimeve te reja dhe rikonstruksionit, krijimi i programeve te vecanta per trajtimin sa me dinjitoz te personave me liri te kufizuar si dhe menaxhimi me efikasitet i burimeve njerezore dhe financiare.
Prioritet do t'i jepet fillimit te punimeve te burgjeve te reja, ku nepermjet programit IPA 2007, te Komisionit Evropian per Shqiperine jane planifikuar qe te hapen 7 institucione te reja, Elbasan, Berat, Fier, Shkoder, Gjirokaster, Kukes, Tirane. Tre qendrat e para qe priten te fillojne punimet gjate 2010 jane: 1. Qender paraburgimi ne Elbasan (me kapacitet prej 120 vendesh) do te ndertohet sipas Master Planit 2004. Ndertimi do te filloje ne vitin 2010 dhe qendra do te hapet ne fund te vitit 2011, fillimi i vitit 2012.
2. Qender paraburgimi ne Berat (me kapacitet prej 90 vendesh): do te ndertohet sipas Master Planit 2004. Ndertimi do te filloje ne vitin 2010 dhe qendra do te hapet ne mes te vitit 2012. Pas hapjes se qendres se re, IEVP-ja do te mbyllet dhe personeli/te ndaluarit do te transferohen ne qendren e re.
3. Burg ne Fier (me kapacitet prej 780 vendesh) do te ndertohet sipas Master Planit 2004. Ndertimi do te filloje ne vitin 2010 dhe qendra do te hapet ne mes te vitit 2013.
Per sa i perket arsimimit te denuarve eshte duke u zbatuar Memorandumi i nenshkruar midis Ministrise se Drejtesise dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences me date 05.12.2008 per zbatimin ne praktike te se drejtes per arsimimin e te burgosurve. Ky proces funksionon ne 4 Institucione te Ekzekutimit te Vendimeve Penale: Fushe-Kruje, Vaqarr, Peqin dhe Korce. Gjate vitit 2009 u moren 93 deftesa nga te burgosurit. Per vitin akademik 2010 jane regjistruar dhe ndjekin shkollen rregullisht 110 te burgosur. Objektivat ne vazhdim te Drejtorise se Pergjithshme e Burgjeve, kane te bejne me koordinimin e metejshem te punes dhe bashkepunimin me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, per shtrirjen e procesit arsimor ne institucionet ku ka te mitur dhe me tej ne te gjithe sistemin penitenciar.
Per formimin profesional te denuarve eshte lidhur marreveshje me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta per zbatimin ne praktike te se drejtes per formimin profesional te burgosurve. Gjate vitit 2009-2010 jane certifikuar 58 te burgosur ne profesione te ndryshme, si informatike, gjuhe e huaj, hidraulike, etj. Aktualisht ky proces ndiqet nga 234 te burgosur.
Punesimi i te denuarve mbetet nje tjeter ceshtje e rendesishme qe ndikon ne rehabilitimin e tyre dhe me shume kontribuon nga ana financiare. Punesimi i te denuarve dhe paraburgosurve ne institucionet penale nuk eshte nje element i ri ne sistemin. Bazuar ne rregulloret e brendshme te IEVP, te denuarit jane perfshire ne pune brenda institucioneve, prej te ciles mund te perfitonin nje kontribut mjaft te ulet financiar ose 4 dite ulje denimi. Risia e punesimit te denuarve eshte formalizmi i punes qe bejne dhe perfitimet qe perfitojne nga te qenit te punesuar. Pra, te perfitojne kontributet shoqerore dhe shendetesore si gjithe qytetaret e tjere. Ne mars te vitit 2009 u miratua Rregullorja e Pergjithshme e Burgjeve e cila i dha zgjidhje procedures se punesimit te denuarve dhe paraburgosurve. Ne mbeshtetje te kesaj rregulloreje eshte zyrtarizuar Komisioni i Perhershem i Vleresimit te Punes ne Burgje, jane percaktuar organikat e punes se te burgosurve mbeshtetur ne kerkesat e te burgosurve per pune dhe nevojat e institucioneve, organika qe pritet te miratohen nga Ministri i Drejtesise. Aktualisht jane te punesuar rreth 685 te burgosur.
Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve mirepret bashkepunimin e personave juridike te cilet duan te shtrijne aktivitetin e tyre ne sistemin e burgjeve, duke u bere keshtu nje faktor i rendesishem ne punesimin e te burgosurve dhe mbeshtetjen e kesaj kategorie.