Islami: Financimi i partive politike nga kodi,zgjidhje e duhur

Financimi i partive politike i rregulluar nga kodi i ri zgjedhor është zgjidhja e duhur, megjithëse kjo rregullon vetëm financimin e partive në kohë fushatash zgjedhore. Sipas sekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste Kastriot Islami financimi i partive politike ka marrë konsensusin e partive parlamentare dhe mund të konsiderohet çështje e mbyllur tashmë. Kodi i ri zgjedhor parashikon mënyrën e financimit të partive politike dhe e bën procesin më transparent se asnjëherë tjetër. Kodi i ri zgjedhor ka rregulluar masat që kushtëzojnë llojin e donacioneve, shumën e tyre, deri edhe statusin juridik të atyre që i japin