Islami:Vendimi i qeverisë për naftën D2,rrezikon procesin e integrimit

Vendimi i qeverisë për nxjerrjen nga qarkullimi të naftës D2, rrezikon procesin e integrimit europian, shkel marrëveshjen me OBT dhe MSA. Ky është qëndrimi i përsëritur i Partisë Socialiste, referuar vendimit të qeverisë që brenda 2010 të nxjerrë jashtë qarkullimit nafën e cilësisë së dytë. Sipas sekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste Kastriot Islami zbatimi i ndryshëm i dy standarteve për D2 Shqiptar është diskriminues. Sipas Islamit në ditët në vijim nuk do të mungojnë edhe kritikat e komisionit europian mbi këtë çështje.