Islami: Hyj në kuvend nëse vota ime kushtëzon integrimin
Gjatë një interviste në televizionin “Alsat”, Islami analizon zhvillimet e së majtës duke parë me shqetësim frymën përjashtuese që po ndjek kryetari Edi Rama, i cili sipas tij, drejton partinë me “SMS”.
Nëse Rama nuk heq dorë nga autoritarizmi dhe bllokon zërat ndryshe, Partia Socialiste thotë Islami nuk vjen kurrë në pushtet.
"Në qoftë se vota ime do ishte e dobishme në Parlament e kam thënë, do e djeg edhe karrierën politike, në mënyrë figurative. E dyta i kam përmendur një thënie të një anëtari të partisë naziste që kur duhet të ndiqte Hitlerin tha më mirë të jem tradhtar i ideologjisë së partisë se tradhtar i ndërgjegjes sime. Në qoftë se do të ishte çështja e liberalizimit të vizave një çështje shumë sensitive dhe në qoftë se vota ime do të ishte e dobishme, pra do të ishte vota e 84, unë do hyja vetë dhe do jepja votën pro", deklaroi Islami. /alsat/start/