E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sarajevë, Plavsiç “zhvishet” nga titujt akademikë

"Biljana Plavsiç ka shkelur të gjitha normat etike, pedagogjike, morale dhe akademike, si edhe normat e sjelljes njerëzore. Për këtë arsye i hiqen të gjithë titujt akademikë në Universitetin e Sarajevës'', theksohej në një deklaratë të senatit të Universitetit të Sarajevës.
     
Plavsiç u dënua me 11 vjet burg për gjenocid, krime kundër njerëzimit, abuzime ndaj boshnjakëve myslimanë dhe kroatë në Bosnjë, gjatë viteve 1991 dhe 1992 dhe për shkeljen e Konventës së Gjenevës.

Gjatë kohës së qëndrimit në burg, ajo botoi librin "Dëshmi", ku akuzoi Radovan Karaxhiçin për luftën, por refuzoi të dëshmojë kundër tij.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›