E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Në Parlament nëse duhet për integrimin e vendit

Deklarata e z. Islami erdhi gjatë një interviste në Televizionin Alsat. “Në qoftë se do të bëhej fjalë për çështjen e liberalizimit të vizave që është një çështje shume sensitive dhe në qoftë se vota ime do të ishte e dobishme, pra do të ishte vota e 84, unë vetë do të hyja vete dhe do jepja votën pro", deklaroi Islami.

Një nga deputetët e Lëvizjes për Mendim Ndryshe në PS, Kastriot Islami ripërsëriti edhe njëherë me shqetësim frymën përjashtuese të kryetarit të Partisë Socialiste i cili e drejton partinë me anë të sms-ve.

Islami theksoi se Rama po e çon PS në vetëshkatërrim dhe tani e ka të vështirë të gjejë një alibi për t’u kthyer në parlament.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›