Islami: Në grupin e PS, të tjerë deputetë kundër bojkotit
03/06/2011 Kuvend/Miratohen ligje për fëmijët, deputetët socialist mungojnë në seancë
Deputetët socialistë nuk kanë marrë pjesë as dje në seancën e Kuvendit, sepse ashtu siç ka paralajmëruar do e shikojë qëndrimin e saj vetëm pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili pritet të jepet sot. Pa praninë e opozitës, në seancën e djeshme janë miratuar dy projektligje, konventa ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, projektligje që kanë marrë miratimin e të gjithë të pranishmëve në këtë seancë. Nga deputetët e opozitës, ndodheshin vetëm Kastriot Islami dhe Andis Harasani. Ajo që të bën përshtypje është se dje nuk ka pasur debate as përgjatë kohës së lirë të rezervuar për këtë qëllim.
Deklarata
Por deputeti i Partisë Socialiste Kastriot Islami, dje në një prononcim të tij, u shpreh se nuk janë të pakët ata deputetë të grupit parlamentar të PS-së që janë gati ta thyejnë bojkotin e urdhëruar nga kreu socialist Edi Eama. “Në grupin parlamentar të Partisë Socialiste ka deputetë të tjerë që janë kundër bojkotit të Parlamentit”, tha Islami Islami dhe se shpresonte që socialistët të dëgjojnë partnerët ndërkombëtarë dhe raportin e Komisionit të Monitorimit në Këshillin e Evropës, i cili ndër të tjera, kritikon ashpër bojkotin e opozitës. Islami u bëri gjithashtu thirrje kandidatëve për Tiranën që të shprehen qartë se do ta njohin si të drejtë vendimin e Kolegjit Zgjedhor të Apelit. Por një tjetër motiv që e bën Islamin të jetë i pranishëm në sallën e Kuvendit kundër vullnetit të drejtuesve socialistë është dhe vendimi që pritet të japë të premten Kolegji Zgjedhor për garën e Tiranës. Islami në fjalën e tij përcolli mbështetje për trupën e 8 gjyqtarëve të zgjedhur me konsensusin e palëve, përfshirë dhe atë të Partisë Socialiste. Islami u bëri thirrje dy kandidatëve Basha dhe Rama që të shprehen qartë se do të pranojnë rezultatin që do të japë Kolegji Zgjedhor. Që në ditën e zgjedhjeve, Lulzim Basha, kandidati i koalicionit të Partisë Demokratike ka deklaruar se do të njohë çdo rezultat dhe se mbështet numërimin e çdo vote të qytetarëve të Tiranës. Në këtë situatë, duket se apeli i Islamit drejtohet më shumë tek kreu i forcës së tij politike Rama, që të shprehë po kaq qartë besimin e tij tek drejtësia e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor. Në daljet e tij publike, Rama i ka bërë thirrje Kolegjit ta shpallë si të vlefshëm vetëm rezultatin që nxori Ramën fitues me 10 vota, kur procesi nuk kishte përfunduar, ndërkohë që votat e rregullta për kreun e bashkisë, por të hedhura në kutitë e tjera, si dhe votat e kontestuara ende nuk ishin numëruar.
Seancae djeshme parlamentare
Miratohet kalendari tre javor i punimeve të Kuvendit
Është miratuar dje kalendari tre javor i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë Në hapje të seancës kryetarja e Kuvendit njoftoi deputetët për mbledhjen para seancës të Konferencës së Kryetarëve, e cila me praninë e kryetarëve të komisioneve parlamentare, miratoi me konsensus kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit, për periudhën 6 - 23 qershor 2011. Sipas një njoftimi të Kuvendit të Shqipërisë krahas ratifikimit të dy konventave të Këshillit të Evropës për të drejtat e fëmijëve, deputetët miratuan projektligjet “Për ratifikimin e Protokollit të tretë shtesë të Konventës Evropiane “Për ekstradimin”, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për përmbushjen e detyrimeve financiare të Republikës së Shqipërisë kundrejt Federatës Ruse për balancat e llogarive të Korporatës Shtetërore “Banka e Zhvillimit dhe Veprimtarisë Ekonomike me jashtë” tek Banka e Shtetit Shqiptar” dhe projektligjin “Për të drejtën ndërkombëtare private”. Në seancën e sotme plenare deputetët miratuan dhe disa rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të ndryshme, që raportojnë në Kuvend si: Rezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së institucionit të Avokatit të Prokurimeve për vitin 2010, rezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2010, rezolutë “Për vlerësimin e institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2010”, rezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së institucionit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2010”.
Vendimi për bojkot i grupit të PS
Vendimin për të mos marrë pjesë në seancat e Kuvendit, deputetët socialistë e morën menjëherë pas vendimit që KQZ mori për të numëruar votat në kutitë e gabuara. Edi Rama dhe eksponentë socialist u shprehën se në rast se miratohet ky vendim atëherë opozita nuk do të njohë asnjë institucion të shtetit shqiptar. Madje aso kohe u fol dhe për një skenar të lënies së mandateve të të zgjedhurve lokalë të PS, por edhe të deputetëve të PS, ashtu siç ishin në grup. Këta të fundit madje ishte përfolur se do e kryenin këtë akt në mënyrë demonstrative përgjatë kohës kur presidenti i Komisionit Evropian Jose Emanuel Barroso, do të ishte prezent në Kuvend gjatë vizitës së tij në Shqipëri, vizitë kjo që u anulua për shkak të situatës politike. Por ndërkohë që KQZ vijon shpërndarjen e mandateve për të zgjedhurit e pushtetit lokal, ende nuk është vënë re asnjë veprim për të lënë mandatin, një skenar ky që pak gjasa ka të ndodhë nga të gjithë deputetët. Edhe vetë Edi Rama, s’ka folur më për këtë çështje, të paktën deri sa të marrë vendimin kolegji. Më tej do shikohet se cilat do të jenë veprimet që do të ndërmarrë PS në mbrojtje të mandatit të kryetarit Rama.