Vret veten me plumb në kokë ish-kreu i komunës Vaqarr
03/06/2011 Kishte rënë në depresion edhe gjatë fushatës, humbja e rëndoi
Ish-kryetari i komunës Vaqarr i ka dhënë fund dje jetës, duke u vetëvrarë me pistoletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje, kur Drita i gjendur vetëm në shtëpi dhe në kushte të rënduara depresioni ka marrë pistoletën duke kryer aktin final. Kanë qenë familjarët që në momentin e mbërritjes në shtëpi kanë konstatuar vdekjen, si dhe kanë lajmëruar forcat e policisë. Ekspertët bëjnë të ditur se nuk ka dyshime apo pista të tjera nga vetëvrasja, duke parë dhe rrethanat dhe provat e mbledhura. Skënder Drita ishte i moshës 55-vjeçare, ndërsa në zgjedhjet e 8 majit rikandidoi për të marrë postin e kreut të kësaj komune. Ndërsa familjarët në dëshminë e tyre kanë theksuar se ai kishte rënë në depresion edhe gjatë fushatës elektorale, pasi parashikonte dhe humbjen, e cila për të do të ishte akt i rëndë. Ndërsa pas shpalljes së rezultatit përfundimtar ku ai ka rezultuar humbës gjendja e tij është përkeqësuar. Por që askush nuk dyshonte se ai mund të shkonte dhe drejt vetëvrasjes.
Megjithatë, ekspertët e policisë kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 e gjysmë, ndërsa pranë trupit të tij është gjendur dhe pistoleta me të cilën ai i ka dhënë fund jetës.
M. M.