Islami: OSBE "shuplakë" kundër Edi Ramës
Sipas Islamit, deklaratat e Soares janë kundërshtim i fortë ndaj bojkotit të Kuvendit nga ana e PS-së.
“I lëviznin sytë më shumë seç duhej. Nuk ishte i qetë. Rama mbrëmë ishte vërtet shumë i shqetësuar sepse realisht ajo ishte një shuplakë e gjithë skemës që ka ndjekur Rama deri tani. Atë që kemi thënë ne para 6 muajsh, ekzaktësisht, pa asnjë presje ndryshe e ka thënë zoti Soares mbrëmë”, tha Islami dje për gazetarët.
Deputeti Islami tha më tej se Rama po përgatit një tjetër skenar që do ta dëmtojë edhe më imazhin e Partisë Socialiste.“Ka dhe një skenar javën e ardhshme, që të futen, të bëjnë një fjalim, të propozohet një draft ligj-special për hapjen e kutive apo për investigimin e fletëve dhe të dilet me idenë që kjo nuk quhet ndërprerje e bojkotit, kjo quhet vazhdim i bojkotit, por me një skenar qesharak”, tha më tej ai.