E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama sërish me gazetarët: Hetim të plotë kutive

“Ne kërkojmë hetim të pakushtëzuar të zgjedhjeve, pasi hetimi i tyre bëhet për të çliruar zgjedhjet nga korrupsioni dhe për të realizuar përmirësime ligjore”, tha Rama sot.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Rama u shpreh se, “në vendim është shprehur forma më kuptimplotë e përgjigjes" për atë, që e cilësoi “dilemë të ngritur enkas nga ana e pushtetit thjesht për të shmangur hetimin parlamentar të plotë dhe të tërësishëm”. Sipas tij, “hetimi ynë parlamentar synon dy drejtimet kryesore, nxjerrja e përgjegjësive për deformimet në proçesin e administrimit të votës si dhe nxjerrja e konkluzioneve për përmirësimin e mëtejshëm të proçesit zgjedhor.”

Kryetari i Partisë Socialiste u ndal edhe tek deklarata e e Presidentit të Asamblesë parlamentare të OSBE-së, Soares, duke e cilësuar “si një tjetër progres pozitiv të betejës së opozitës “. “Deklarata e djeshme ka shënuar një tjetër progres në drejtim të çështjes për të cilën opozita është e angazhuar tërësisht dhe tek e cila opozita sheh një cështje të interesit të lartë”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›