Shitja e armëve Tajvanit, Kina e vendosur për sanksione
Ma Zhaoxu, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, deklaroi sot gjatë një konference shtypi se shitja e armëve prek interesat themelore të Kinës. Të premten, administrata Obama njoftoi se do t'i shiste Tajvanit një sasi armësh me vlerë 6.4 miliardë dollarë, përfshi raketa, helikopterë dhe mjete të tjera luftarake.