Islami: Rama jashtë kontrollit, fjalor kërcënues dhe fyes ndaj opozitës
Deputeti i PD, Kastriot Islami reagoi sot ndaj kërcënimeve të Edi Ramës ndaj opozitës në parlament. Sipas tij, Rama doli jashtë kontrollit politik, duke demonstruar një kërcënim real dhe të turpshëm. “Rama në fillim të debatit për programin dhe përbërjen e qeverisë dhe pasi u mbyllën diskutimet reagoi plot ankth e i eksituar, me egërsi dhe sikur të ishte jashtë kontrollit. Ai ishte shume agresiv ndaj opozitës dhe disa herë e kërcënoi atë me fjalor ofendues dhe fyes. Kërcënimi ishte real dhe i turpshëm… Rama nder te tjera tha: “Ju ende nuk e keni parë ç’është dhuna...” Me sa duket ky eshte i vetmi premtim qe do ta realizoje sa here te vije ne kuvend ndaj opozites, ndaj biznesit, ndaj administrates, ndaj cdo kundershtari… Drejtimi i Kuvendit ishte e njeanshem dhe opozites nuk iu dha fjala pas bresherise se fyerjeve, ofendimeve dhe kercenimeve te Rames ndaj deputeteve te opozites...”, deklaron deputeti demokrat, Kastriot Islami.
...